LAJMI I FUNDIT:

Chelsea e do transferimin e Ruben Neves në janar

Chelsea e do transferimin e Ruben Neves në janar

Chelsea është duke kaluar nëpër një formë të dobët në këto javët e fundit dhe Thomas Tuchel po kërkon përforcime.

Strategu gjerman e di se me numrin e lojtarëve që posedon nuk mund të luftojë për titull, duke parë fuqinë që kanë Manchester City dhe Liverpooli.


Sipas asaj që raporton TodoFichajes, Chelsea është e interesuar që të transferojë anëtarin e Wolverhampton Wanderers, Ruben Neves.

Saul Niguez nuk ka bindur në mesfushë dhe Tuchel dëshiron të ketë përforcime në këtë fazë.

Spanjolli me gjasë do të rikthehet te Atletico Madridi, pasi Chelsea e ka në huazim deri në fund të këtij sezoni.

Në anën tjetër, The Blues duhet të paguajnë rreth 45 milionë euro për t’i marrë shërbimet e Neves. /Telegrafi/