Këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj, që nga hyrja në Big Brother VIP është kthyer një ndër personazhet më të përfolura.
Lidhja e saj me aktorin Donald Veshja e ka bërë edhe më të komentuar qëndrimin e saj brenda shtëpisë së famshme.
Por, ndryshe nga herët e tjetra kur këngëtarja ka qëndruar e heshtur dhe larg debateve, ajo këtë herë gjatë një diskutimi me disa prej banorëve të shtëpisë ka rrëfyer ngjarjen e hidhur kur babai i saj ka ndërruar jetë.
Beatrix tha se i ati ka ndërruar jetë në duart e saj, dhe ajo shpesh herë e kujton atë dhe ndjen mungesë e tij.
“Ishin hallat e më than mu hajde po shkojmë në shtëpi jo thash unë, nuk largohen nga këtu, e kisha kapur dorën e tij, tha bëni ju çfarë të doni unë do të rri këtu. Më pas nga ora 1:26 ka ndërruar jetë në duart e mia, nuk e përshkruaj dot nuk di se ku e gjeta forcën…Nuk e imagjinoj dot si do kishte qenë, e mendoj shpesh them po të ishte gjallë çfarë muhabetesh do bënim. E mendoj që do bënim shumë shaka, edhe e vogël kur isha e ngacmoja”, ka treguar Beatrix.
Ndërkohë, kujtojmë që romanca e saj me Donaldin po bëhet çdo herë e më e fortë, ata madje në spektaklin e së premtes deklaruan se e duan njëri-tjetrin pavarësisht se të tjerët mund të jenë kundër lidhjes së tyre. /Telegrafi/
* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.