LAJMI I FUNDIT:

Nëntë drejtorë të klinikave të QKUK-së marrin sot zyrtarisht detyrën

Nëntë drejtorë të klinikave të QKUK-së marrin sot zyrtarisht detyrën

Nëntë drejtorë  të klinikave në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, të zgjedhur me konkurs të brendshëm, kanë marrë detyrën sot zyrtarisht.

Në praninë e kryesueses së Bordit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Agreta Gecaj- Gashi dhe drejtorit të përgjithshëm të SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, ata kanë nënshkruar kontratat.

Në njoftimin për media thuhet se menaxhmenti i SHSKUK-së u uroi suksese drejtorëve, derisa kërkoi nga ta që të jenë në nivel të detyrës, të marrin përgjegjësitë dhe të angazhohen maksimalisht në përmirësimin dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore për pacientët.


Ata u shprehën të bindur që drejtorët e klinikave, duke marrë parasysh edhe punën por edhe përvojën e tyre, do të përmbushin me sukses misionin e tyre.

Drejtorët e zgjedhur janë:

Naser Syla, drejtor i Klinikës Emergjente

Shemsi Veseli, drejtor i Klinikës së Biokimisë

Violeta Zatriqi, drejtoreshë e Kirurgjisë Plastike

Gazmend Spahija, drejtor i Klinikës së Anesteziologjisë dhe Mjekimit Intensiv Qendror

Merita Sadiku- Emini, drejtoreshë e Klinikës së Endokrinologjisë

Besnik Elshani, drejtor i Klinikës së Neurokirurgjisë

Musa Hoxha, drejtor i Klinikës së Pulmologjisë

Fitore Komoni, drejtoreshë e Klinikës së Gastro-entrologjisë

Arben Vishaj, drejtor i Klinikës Infektive. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit

Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit

Lajme
Donika Gërvalla voton në Gjermani

Donika Gërvalla voton në Gjermani

Lajme
Vendosja e kamerave, KQZ: Sigurohet nivel i lartë i mbikëqyrjes, integritetit dhe mbrojtjes së procesit zgjedhor

Vendosja e kamerave, KQZ: Sigurohet nivel i lartë i mbikëqyrjes, integritetit dhe mbrojtjes së procesit zgjedhor

Lajme
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Lajme
Koalicioni për Kosovën Fituese mbajti tubimin përmbyllës në Pejë, Haradinaj: Kosova foli, po 137

Koalicioni për Kosovën Fituese mbajti tubimin përmbyllës në Pejë, Haradinaj: Kosova foli, po 137

Lajme
“Nuk kam preferencë”, Rama flet për zgjedhjet në Kosovë në një intervistë për “El Mundo”, komenton edhe Gazën dhe vendimin e Trump për USAID

“Nuk kam preferencë”, Rama flet për zgjedhjet në Kosovë në një intervistë për “El Mundo”, komenton edhe Gazën dhe vendimin e Trump për USAID

Lajme
Kalo në kategori