LAJMI I FUNDIT:

Allegri flet për mungesat ndaj Bolognës dhe ndeshjen e vështirë që e pret Juventusin

Allegri flet për mungesat ndaj Bolognës dhe ndeshjen e vështirë që e pret Juventusin
VENICE, ITALY - DECEMBER 11: Massimiliano Allegri of Juventus reacts during the Serie A match between Venezia FC and Juventus at Stadio Pier Luigi Penzo on December 11, 2021 in Venice, Italy. (Photo by Daniele Badolato - Juventus FC/Juventus FC via Getty Images)

Juventusi është duke kaluar një moment të keq në Serie A, pasi ka mbetur mbrapa kandidatëve për titullin e kampionit.

Në kuadër të xhiros së 18-të në Serie A, Zonja e Vjetër do të përballet në udhëtim te Bologna, skuadër që po bën mjaftë mirë këtë edicion.

Para kësaj sfide ka folur trajneri Massimiliano Allegri, ku ka zbuluar se do të ketë edhe mungesa si ajo e Paulo Dybalas dhe Giorgio Chiellinit.


“Skuadra u përgatit për një javë punë, ne kemi punuar mirë. Dybala nuk do të jetë në dispozicion, Chiesa po bën shumë mirë ashtu si edhe Danilo. Chiellini vështirë se do të luajë nesër sepse ka disa probleme”, deklaroi Allegri.

I pari i shtabit teknik të Juventusit e di se i pret një sfidë e vështirë në udhëtim te Bologna, por thotë se ekipi është i përgatitur për tu përballur me ta.

“Jemi përgatitur për një ndeshje të vështirë, në pjesën e dytë ata shënojnë shumë gola dhe prandaj do të thotë se janë në gjendje të mirë fizike dhe mendore. Ata vijnë nga dy humbje, kështu që nuk do të jetë aspak e lehtë”, tha Allegri.

Pas 17 xhirove në Serie A, Juventus zë vendin e shtatë në tabelë me 28 pikë, 12 më pak se lideri Inter dhe tetë më pak se Napoli që është në vendin e katërt. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës

Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës
Ndryshime në listën e Kosovës, Foda përjashton tre futbollistë

Ndryshime në listën e Kosovës, Foda përjashton tre futbollistë

Përfaqësueset
Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Barcelona e gatshme të shesë dy yjet e ekipit, drejtuesit madje kanë gjetur zëvendësuesit e tyre

Barcelona e gatshme të shesë dy yjet e ekipit, drejtuesit madje kanë gjetur zëvendësuesit e tyre

La Liga
Numrat prapa ndeshjeve të Zhegrovës, Muslijës dhe Muricit me Kosovën

Numrat prapa ndeshjeve të Zhegrovës, Muslijës dhe Muricit me Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori