Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla, gjatë vizitës në Preshevë, u prit në takim nga e para e kësaj komune, kryetarja Ardita Sinani dhe zëvendëskryetari Ragmi Mustafa, ku është diskutuar për situatën aktuale dhe sfidat me të cilat përballen shqiptarët e Luginës, duke theksuar nevojën për forcim të bashkëpunimit me institucionet e Republikës së Kosovës.
Ministrja Gërvalla edhe gjatë këtij takimi, ritheksoi përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për intensifikim të bashkëpunimit me Luginën e Preshevës dhe foli për nevojën për konkretizim të çështjeve dhe temave që do të jenë subjekt i përkrahjes së vazhdueshme nga Kosova dhe institucionet e saj, si në rrafshin rajonal, po ashtu edhe në atë ndërkombëtar.
“Në këtë drejtim, u theksua nevoja për sensibilizim të bashkësisë ndërkombëtare lidhur me pasivizimin e vendbanimeve dhe adresave të shqiptarëve në Serbi, për moszbatimin nga ana e Qeverisë së Serbisë së tri marrëveshjeve për Luginën e Preshevës si dhe shkeljen nga Serbia të të drejtave të njeriut ndaj shqiptarëve në Luginë”, thuhet në një komunikatë për media të MPJD.
Kryetarja Sinani, duke elaboruar kërkesat e shtruara, theksoi nevojën për përfshirje të kuadrove nga Lugina në përfaqësitë diplomatike të Kosovës, hartimin e një plani dhe programi nga Qeveria e Kosovës për Luginën, funksionalizimin e Zyrës për Luginën e Preshevës në Qeverinë e Kosovës, si dhe përfshirjen e çështjes së Luginës në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Në përmbyllje të takimit, ishte konstatim i përbashkët, që të vazhdohet me konsultime dhe koordinim të ndërsjellë në identifikimin e sfidave, mundësive dhe gjetjen e zgjidhjeve dhe përkrahjes konkrete. Takimin e radhës ministrja Gërvalla e zhvilloi me një grup studentësh nga Lugina e Preshevës një pjesë e të cilëve studiojnë në universitetet e Republikës së Kosovës. Në fokus të diskutimeve me studentët ishte çështja e njohjes së diplomave universitare të Kosovës. Studentët theksuan se mosnjohja e diplomave po pamundëson kthimin e tyre dhe angazhimin profesional në Luginë”, thuhet në njoftim.
Në vazhdim të takimeve në Preshevë, kryediplomatja e Kosovës, takoi nënkryetarin e Alternativës për Ndryshim, Almin Shaqirin me të cilin gjithashtu diskutoi për format e bashkëpunimit mes Luginës dhe Qeverisë së Kosovës dhe situatën aktuale të shqiptarëve në Luginë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDASH për Telegrafin: Të gjitha raportimet janë të rreme - Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre
Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut
Pse do të reduktohet numri i dëshmitarëve në Gjykatën Speciale, sipas avokatit Musa
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'