LAJMI I FUNDIT:

Deputeti i PDK-së: Mijëra punëtorë të Ferronikelit pa punë për shkak të rrymës, Kurti ia paguan importin KEDS-it

Deputeti i PDK-së: Mijëra punëtorë të Ferronikelit pa punë për shkak të rrymës, Kurti ia paguan importin KEDS-it

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka reaguar ndaj Qeverisë së Kosovës pas vendimi për t’ia paguar KEDS-it importin e energjisë elektrike në stinën e dimrit.

Në një shkrim në Facebook, ai ka përmendur ndaljen e punës të fabrikës së Ferronikelit, për shkak të çështjes së rrymës.

Shala ka pyetur nëse Ferronikeli dhe KEDS, janë kompani private, pse duhet qeveria njërës t’ia paguaj energjinë, kur mijëra punëtor të shkritores në Drenas, kanë mbetur pa punë.


“A është edhe Feronikeli në Kosovë? Kur para dy muajsh është ngritur shqetësimi i ndërprerjes së punës së kompanisë Feronikeli, ku mbetën pa paga mijëra të punësuar, duke rrezikuar mirëqenien e familjeve të tyre, në njërën nga seancat e Kuvendit, e kam ngritur shqetësimin për trajtimin e kësaj problematike, dhe për çudi ministri Murati pati deklaruar që; “Feronikeli është kompani private dhe fitimet i merr vet e nuk i jep shtetit””, shkroi Shala.

Tutje tha se në ekonominë e tregut të gjitha bizneset duhet trajtuar barabartë, gjë që nuk po e bënë Qeveria.

Kurti: Qeveria do ta mbulojë koston e importit të energjisë elektrike
Lexo po ashtu Kurti: Qeveria do ta mbulojë koston e importit të energjisë elektrike

“Tash natyrshëm lindin pyetjet: A është edhe kompania KEDS private? Pse për këtë kompani një qeveri e tërë janë duke u munduar t’i rrisin tarifat e energjisë, në dëm të qytetarëve apo ta subvencionoj? Pse KEDS po ndihmohet nga qeveria e Feronikeli jo?”, tha deputeti i PDK-së.

Ndryshe, muajin e kaluar, punëtorët e kompanisë “NewCo Ferronikeli”, nën organizimin e Sindikatës së Pavarur të Ferronikelit kanë protestuar për të dytën herë me radhë para Qeverisë së Kosovës.

“Stop diskriminimit të punëtorëve të Ferronikelit”, “Nuk duam të jemi në rrugë por në fabrikë” “Duam trajtim njerëzor të punëtorit”, “Qeveri reflekto”, “Qeveri na trajtoni si aset me vlerë”, ishin disa nga pankartat që mbanin në duar punëtorët e Ferronikel-it.

Puna në “Ferronikel” u ndal për shkak të krizës energjetike.

Ndërkaq, të mërkurën, kryeministri Albin Kurti, ka bërë të ditur se Qeveria do të ndajë shumën e nevojshme për mbulimin e importeve të energjisë dhe se do të bëhet maksimumi për të ruajtur furnizimin e rregullt gjatë stinës së dimrit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Deficiti tregtar i Kosovës rritet në 490 milionë euro në tetor 2024, krahasuar me vitin paraprak

Deficiti tregtar i Kosovës rritet në 490 milionë euro në tetor 2024, krahasuar me vitin paraprak

Ekonomi
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” -  vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Kalo në kategori