Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media ka thënë se vendi ynë është duke u përballur me krizën energjetike.
Kurti ka bërë të ditur se tashmë kanë kërkuar nga presidentjaVjosa Osmani dhënien e autorizimit për nënshkrimin e marrëveshjes për një kredi, transmeton Telegrafi.
“Nga mbledhja me korrespodencë e Qeverisë së Republikës së Kosovës, posa e miratuam vendimin për të kërkuar nga presidentja e Republikës së Kosovës për dhënien e autorizimit për nënshkrimin e marrëveshjes së kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, KOSTT-it pra dhe KFW-së për projektin e zhvillimit të sektorit të energjisë, përmirësimi i rrjetit të transmetimit”.
“Kriza energjetike tashmë ka arritur edhe në mesin tonë. Ballafaqimi me kriza të energjisë nuk është risi as për Kosovën e as për shtetet më të fuqishme në botë. Evropa po përballet me çmimet rekorde të energjisë të shtyra në masë të madhe globalisht nga çmimet shumë të larta të furnizimit me gaz”, është shprehur ai.
Kryeministri ka thënë se për momentin janë jashtë funksioni edhe dy blloqe të termocentralit B.
“Ne kemi pasur fatin që kemi mundur të mbulojmë një pjesë të kërkesave nëpërmjet termocentraleve Kosova A dhe Kosova B. Në periudhën e dimrit rritet kërkesa për energji elektrike pikërisht për shkak të ngrohjes, si rezultat kapacitetet tona të termocentraleve tona janë të pamjaftueshme. Dhe Kosova varet nga importi për të mbajtur dritat ndez të gjithë. Po ashtu dy blloqe të termocentralit B i kemi jashtë funksionit”, theksoi ai.
Kurti ka thënë se do të bëjnë maksimumin që të ruajnë furnizimin e rregull me energji, dhe të shmangin rritjen e çmimeve.
“Do të ndajë shumën e nevojshme për mbulimin importit”, shtoi ai.
Kurti gjatë konferencës ka kritikuar edhe qeveritë e kaluara se nuk kanë investuar por kanë vjedhur nga KEKU.
“Ishte me leverdi të vidhej nga KEKU, se sa të investohet. Ne jemi në krye të detyrës, shtetin e kemi gjetur për toke por do ta ngrisim në këmbë”, pohoi ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë24 orë na ndajnë nga ngjarja e madhe Halving në Bitcoin
Kush është vajza biznesmene që po pushton tregun muzikor?
Kosova përfiton 90 milionë euro nga Banka Botërore
Telegrafi fuqizon shërbimet e marketingut duke sjell reklamim atraktiv
3, 2, 1 - Volvo gati për ty!
B&M ofron Trajnim dhe certifikim për Operuesit e Vinçave, Auto Vinçave, Pirunierëve, Ashensorëve të ndërtimit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi