Trepça fitoi me gol në aksionin e fundit ndaj Llapit në ndeshjen dramatike në Podujevë
Një ndeshje shumë dramatike është luajtur të martën mbrëma në Podujevë. Llapi i ka shkaktuar telashe të mëdha Trepçës që llogaritej favorite.
Llapjanët me angazhim dhe me luftë sportive kanë bërë që ndeshja të vendoset vetëm në aksionin e fundit. Trepça fitoi me rezultat 29-28, ndërsa golin e fundit mitrovicasit e shënuan në minutën e fundit. Ishte Alban Shabani që shënoi për 29-28 në minutën e 60-të.
Pjesa e parë ishte kryesisht e barabartë, me epërsi të lehtë të mysafirëve. Pas 30 minutave lojë rezultati ishte 14-12 për Trepçën.
Shpejt në pjesën e dytë epërsia e mysafirëve u rrit në pesë gola, 17-12. Në minutën e 47-të rezultati u barazua në 23-23. Më pas Llapi ishte në epërsi, 24-23. Sërish mitrovicasit kishin më shumë, ndërsa në fund rezultati u barazua në 27-27 e 28-28.
Kushtrim Kastrati ishte më efikasi te Trepça me 8 gola. 6 i kishte Alban Shabani e 5 Fitim Klinaku. Te Llapi, Besian Abazi i kishte 9 gola. 8 i shënoi Rifat Visoka e 6 Altir Muçiqi.
Trepça përfundoi stinorin vjeshtor në pozitën e dytë me 24 pikë, sa i ka edhe Prishtina e vendit të tretë. Ndërsa Llapi është i shtati me 10 pikë. Llapin e pret garë e fortë për të vazhduar në Superligën A.
Derbi tjetër i xhiros së 14-të të Superligës është luajtur në Ferizaj. Kastrioti vendas fitoi ndaj Deçanit me rezultat 35:29. Edhe kjo ndeshje ishte e fortë, ndërsa vendasit u shkëputën në 15 minutat e fundit. Kastrioti është i pesti me 14 pikë. Deçani mban vendin e tetë me 8 pikë.
Festim Mustafi i shënoi 17 gola për Kastriotin. Fatlind Mazrekaj e Albion Loshaj shënuan nga 6 gola për Deçanin.
Po të martën, Besa Famgas fitoi thellë ndaj Vëllaznimit në Gjakovë, 51-25. Ndërsa Prishtina e mposhti Drenicën me 40-18. Besa ka fituar të gjitha 14 ndeshjet dhe dimëron në krye me 28 pikë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Barcelona e gatshme ta sakrifikojë yllin e skuadrës për t’i hapur rrugë transferimit të Tah
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fillim të vitit të ardhshëm
Alisson drejt transferimit tek gjiganti turk, kontaktet e para mes palëve kanë nisur
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë atë transferimin e parë të Amorimit
Ish-legjenda e Barcelonës i bashkohet Messit tek Inter Miami – kësaj radhe si trajner i tij
Çfarë duhet të dini për Islandën – kundërshtarin e Kosovës për inkuadrim në Ligën B të Kombeve
“Është spektakolare”, Messi flet i ngazëllyer për Barcelonën e Hansi Flickut
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje