LAJMI I FUNDIT:

Pacolli: Ambasadori rus në Beograd është plot urrejtje ndaj Kosovës dhe shqiptarëve

Pacolli: Ambasadori rus në Beograd është plot urrejtje ndaj Kosovës dhe shqiptarëve

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka thënë se ambasadori i Rusisë në Serbi është plot urrejtje dhe frustrim ndaj Kosovës dhe shqiptarëve.

Pacolli ka thënë se ai do të duhej të ishte i edukuar, i mençur, i urtë dhe të sillet sipas kodit diplomatik, transmeton Telegrafi.


“Një diplomat nga një shtet i madh si Rusia, i cili pretendon se radhitet me shtetet e civilizuara dhe demokratike, duhet të jetë i edukuar, i mençur, i urtë dhe të sillet sipas kodit diplomatik. Ambasadori i Federatës Ruse në Beograd ka demonstruar që nuk posedon dhe nuk i përmbahet asnjërës. Dhe si i tillë ai është shumë arrogant, plot urrejtje dhe frustrim ndaj Kosovës dhe shqiptarëve, edhe pse ishte bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit Athisari që ka përshkruar Dokumentin përfundimtar për Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për Statusin e Republikës se Kosovës”, ka shkruar Pacolli.

Më tej ka thënë se fjalori i tij para studentëve në Beograd është aq i poshtër, sa që çdo shef normal në Moskë do ta pushonte nga funksioni.

“Turp për ju Ambasador Kharchenko”, shkroi Pacolli në reagimin e tij në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndjehen lëkundje toke në Kosovë

Ndjehen lëkundje toke në Kosovë

Lajme
Marrëveshjet ndërkombëtare në Kuvend, procesi i anëtarësimit në KiE e zgjedhjet e ardhshme – gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit dhe Krasniqit

Marrëveshjet ndërkombëtare në Kuvend, procesi i anëtarësimit në KiE e zgjedhjet e ardhshme – gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit dhe Krasniqit

Lajme
“Prishtina Parking” njoftim të ri për banorët rezidentë në kryeqytet

“Prishtina Parking” njoftim të ri për banorët rezidentë në kryeqytet

Komunat
Abdixhiku: Populli i Kosovës nuk e duron këtë mendje të çoroditur

Abdixhiku: Populli i Kosovës nuk e duron këtë mendje të çoroditur

Politikë
Haradinaj për takimin Kurti-Krasniqi: Duket që kryeministrit po i rrëshqet toka nën këmbë, dëshpërimisht po e kërkon shpëtim

Haradinaj për takimin Kurti-Krasniqi: Duket që kryeministrit po i rrëshqet toka nën këmbë, dëshpërimisht po e kërkon shpëtim

Politikë
Sot me shi e shkarkime rrufesh

Sot me shi e shkarkime rrufesh

Lajme
Kalo në kategori