LAJMI I FUNDIT:

Kurti i drejtohet Haradinajt: Ktheni 200 hektarë dhe po t’i japim 70 mijë euro

Kurti i drejtohet Haradinajt: Ktheni 200 hektarë dhe po t’i japim 70 mijë euro

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i është kundërpërgjigjur kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, lidhur me çështjen e ligjit të pagave.

Kurti ka thënë se janë vonuar me këtë ligj për shkak të ligjeve të më hershme që janë bërë “shkel e shko” nga qeveritë e kaluara, transmeton Telegrafi.


“Është e qartë se ata që po na kritikojnë në thelb e duan atë ligjin e vjetër të shfuqizuar. Pra ju po doni të nxitohemi rishtazi për një ligj të vjetër. Po e ritheksoj jemi vonuar sepse jeni nxituar, po të mos nguteshit ju, nuk do të ndodheshim në këtë gjendje. Pikërisht duke i bërë ligjet shkel e shko na keni lënë pa ligj, kutia juaj na ka sjellë në këtë situatë”, tha ai.

Kurti tutje shtoi se “ne e trajtojmë rëndësinë dhe me urgjencë përgatitem për të, jo sjelljet shkel e shko”.

“Qytetarët kanë shpresa të mëdha tek ne, dhe kjo është përgjegjësia jonë”, u shpreh Kurti.

Kryeministri në fjalimin e tij i bëri propozim Haradinajt që të kthej 200 hektarë tokë që kishte blerë dhe se do t’ia japin 70 mijë euro.

“Është diçka interesante që po ndodhë në Kuvend. Pronarët e mëdhenj kanë hall pagat e zjarrfikësve. Pronarët e mëdhenj të qindra hektarëve thonë me ja rritë nja 5% zjarrfikësve. Si ta besojmë këtë situatë?! Këta nuk janë as të sinqertë as serioz. Konkretisht: meqë mu dha propozimi t’i qoj ministrat te KEK-u që të mërdhihen, unë e kam një kundër propozim: deputeti Haradinaj le t’i kthen ata 200 hektarë dhe ne po ja japim 70 mijë euro. Le t’ia kthen shtetit 200 hektarë edhe ne po ja japim 70 mijë euro”, shtoi Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari

Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari

Lajme
Kalo në kategori