LAJMI I FUNDIT:

Olaf Scholz: Jam kancelar edhe i atyre që nuk janë vaksinuar – nuk do të ketë vija të kuqe

Olaf Scholz: Jam kancelar edhe i atyre që nuk janë vaksinuar – nuk do të ketë vija të kuqe

Qeveria e re federale në Gjermani dëshiron të jetë fleksibile sa i përket luftës kundër pandemisë së coronavirusit.

Sipas kancelarit të ri Olaf Scholz, nuk do të ketë vija të kuqe, transmeton Telegrafi.

Scholz nuk dëshiron të hedhë poshtë çfarëdo mase në luftën kundër coronavirusit.


“Nuk guxon të ketë vija të kuqe, e kështu të paktën na ka treguar kjo pandemi. Gjithmonë duhet të jemi të gatshëm të ndjekim kursin nëse rrethanat e kërkojnë. Duhet vepruar shpejtë dhe me vendosmëri”, tha Schold për Bild am Zontag.

Politikani i SPD-së, nuk e mohon as mbylljen gjatë festave të fundvitit në Gjermani. Duke iu përgjigjur pyetjes, ai tha: “qeveria federale ka ndërmarrë masat rigoroze, çdo ditë do të kryejmë kontrolle dhe të konstatojmë nëse janë të mjaftueshme”.

Por kur është fjala për vaksinim, akoma ekziston një pjesë e shoqërisë në Gjermani që i refuzojnë për arsye të ndryshme. Sipas Institutit Robert Koch (RKI), 69,5 për qind e popullatës është vaksinuar me nga dy doza me vaksinat kundër coronavirusit, 18,7 milionë njerëz (22,5) morën dozën shtesë.

Megjithatë kancelari nuk konsideron që Gjermania është ndarë në ata të vaksinuar dhe të pavaksinuar.

“Shumica e qytetarëve janë vaksinuar. Shumë duan ta bëjnë këtë së shpejti pasi kanë tejkaluar brengat e tyre”, shtoi Scholz i cili dëshiron një Gjermani të bashkuar, duke theksuar se është kancelar edhe i atyre të pavaksinuar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Lituania thotë se ka kapur furnizime ushtarake që ishin nisur për në Rusi dhe i ka dërguar në Ukrainë

Lituania thotë se ka kapur furnizime ushtarake që ishin nisur për në Rusi dhe i ka dërguar në Ukrainë

Botë
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Botë
Zbulohet shuma rekord e ndihmës ushtarake të SHBA-së për Izraelin që nga fillimi i luftës në Gaza

Zbulohet shuma rekord e ndihmës ushtarake të SHBA-së për Izraelin që nga fillimi i luftës në Gaza

Botë

"Viti i vuajtjeve": Rrëfimi i palestinezëve të rraskapitur, një vit pas fillimit të luftës së Izraelit në Gaza

Botë
Lideri i Hamasit filmohet duke bartur valixhen me 25 kilogramë dinamit derisa kalon në tunel me gruan dhe tre fëmijët

Lideri i Hamasit filmohet duke bartur valixhen me 25 kilogramë dinamit derisa kalon në tunel me gruan dhe tre fëmijët

Azia
Inteligjenca ushtarake ukrainase shkatërron sistemin kundërajror rus Osa – e godet me dron kamikaz

Inteligjenca ushtarake ukrainase shkatërron sistemin kundërajror rus Osa – e godet me dron kamikaz

Evropa
Kalo në kategori