LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Po punojmë ta zbusim krizën energjetike, konsumi i rrymës është shumë i madh nga qytetarët

Kurti: Po punojmë ta zbusim krizën energjetike, konsumi i rrymës është shumë i madh nga qytetarët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se janë duke punuar për ta zbutur krizën energjetike në vend.

Ai në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, është shprehur se konsumi i rrymës është shumë më i madh nga qytetarët, ku sipas tij ajo është lirë.

“Ne në mbledhjen e fundit të Qeverisë e kemi adresuar krizën energjetike e cila po na troket në derë, megjithatë ne jemi të fundit që po na kaplon kriza. Rajoni por edhe një pjesë e madhe e kontinentit tash ndodhen në krizë energjetike. Çmimet e energjisë elektrike në bursë janë shumëfishuar dhe nuk mund të ngelet as tek ne një situatë e favorshme, për derisa vazhdojmë të paguajmë vetëm 7 vent për kilovat/orë. Është e vërtetë që po blejmë shtrenjtë dhe po shesim lirë energji elektrike dhe pa një afat të caktuar. Rrjeti i shpërndarjes dhe stabilimentet prodhuese në Kosovë janë amortizuar, e konsumi i energjisë është rritur. Të zëmë sot në orën 8:00 kemi prodhuar 720 megavat, e konsumi ka qenë në mëngjes mbi 1,000 megavat. Konsumi është shumë më i madh për shkak të stinës së dimrit. Qe besa edhe pse energjia elektrike është e lirë dhe konsumi është i kollajshëm”, tha Kurti.


Haradinaj: Po na kthehet terri sikurse paslufte, për interes të kujt janë këto refuzime të projekteve energjetike
Lexo po ashtu Haradinaj: Po na kthehet terri sikurse paslufte, për interes të kujt janë këto refuzime të projekteve energjetike

Ai ka shtuar se, kërkesa për rrymë është duke u rritur.

“Tash kur kërkesa rritet dhe kapacitetet janë të brishta, sigurisht që gjendja rëndohet. Me KEK-un, me KOSTT-in, me ZRRE-në po punojmë ta gjejmë zgjidhjen më të mirë, në mënyrë që të kemi edhe furnizim të qëndrueshëm”, ka përfunduar ai.

Ndërsa, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se mungesa e energjisë elektrike në vend, po e kthen gjendjen sikurse pasluftës.

Ai gjatë kësaj seance, ka kërkuar nga Qeveria Kurti përgjigje lidhur me atë siç e ka quajtur refuzime të projekteve energjetike. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi

"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm

Ekonomi
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Kalo në kategori