LAJMI I FUNDIT:

Inzaghi në ‘qellin e shtatë’ pas fitores bindëse ndaj Cagliarit

Inzaghi në ‘qellin e shtatë’ pas fitores bindëse ndaj Cagliarit
Simone Inzaghi në konferencë shtypi (Foto: www.inter.it)

Simone Inzaghi është deklaruar për fiton 4-0 të Interit ndaj Cagliarit në kuadër të javës së 17-të në Serie A.

Strategu është shprehur tejet i kënaqur me lojën që zhvilluan lojtarët e tij, dhe kështu duhet luajtur edhe në ndeshjet e ardhshme.

“Djemtë ishin shumë mirë, kërkova përqendrim dhe vëmendje. Këtë fundjavë pashë të tjerët që kishin luftuar, e dija që po gjeja një Cagliari të organizuar dhe duhej të ishim të mirë në interpretimin e tij. Në interval e komplimentoja edhe pse ishim vetëm 1-0”, ka thënë Inzaghi për DAZN.


Ku do të dëshironit ta shihnit këtë Inter të përmirësuar?

“Do të doja që të vazhdojë kështu, ne jemi të parët në renditje dhe në Evropë kemi kaluar raundin pas njëmbëdhjetë vitesh. Kemi një rrugë përpara, kam qenë gjithmonë pozitiv sepse e kam parë ekipin të luajë gjithmonë në këtë mënyrë. Po bëjmë mirë, por rruga është e gjatë, të jesh përballë tani nuk vlen”.

Ku mund të rritet ende Lautaro?

“Ai duhet të vazhdojë të punojë në këtë mënyrë. Duhet të vazhdojë sepse ai e nuhat golin, jam shumë i kënaqur me të si me gjithë ekipin”.

Çfarë nënkuptojnë kur lojtarët e tij thonë se ndihen më të lirë?

“Ata më dhanë disponueshmëri të madhe që nga dita e parë, ndonjëherë nuk është e lehtë të lëmë lojtarë të rëndësishëm jashtë. Kam gjetur një bashkëpunim të shkëlqyer me stafin tim.”

A mbetet Lautaro gjuajtës i penalltisë?

“Po, të gjithë e humbin 11 metërsh e kjo nuk do të thotë se ai nuk duhet të jetë gjuajtësi i parë”, ka shtuar më tej ai.

Pas javës së 17-të, Interi është lider në Serie A me 40 pikë, një më shumë se Milani, ndërsa në xhiron e 18-të do të takohet me Salernitanan. /Telegrafi/