LAJMI I FUNDIT:

Refuzohet ankesa e Mercedesit për Verstappen – titulli i takon Red Bullit

Refuzohet ankesa e Mercedesit për Verstappen – titulli i takon Red Bullit

Mercedes është ankuar në FIA për parakalimin që bëri Max Verstappen në rrethin e fundit në Çmimin e Madh të Abu Dhabit, duke e mposhtur Lewis Hamiltonin.

Britaniku ishte duke udhëhequr garën me rreth 11 sekonda përpara belgo-holandezit të Red Bullit, por një përplasje e Nicholas Latifi nxori në pistë një makinë të sigurisë për të shikuar situatën.


Kjo i lejoi Verstappenit të vendoste goma të reja dhe të arrinte Hamiltonin, i cili po vazhdonte me goma të harxhuara deri në fund, gjë që ishte në rregull dhe u pranua nga Mercedes.

Mercedes apelon parakalimin e Verstappen dhe triumfin për titullin e kampionit botëror
Lexo po ashtu Mercedes apelon parakalimin e Verstappen dhe triumfin për titullin e kampionit botëror

Ajo që kampionët në fuqi të botës nuk do të pranonin, megjithatë, ishte se FIA ​​udhëzoi disa, por jo të gjitha makinat për të parakaluar makinën e sigurisë, duke i hapur rrugën Verstappen që të vendosej menjëherë pas Hamiltonit për rifillimin, duke kaluar në fund britanikun dhe duke fituar garën dhe titullin.

Kjo është ajo që po kundërshton Mercedes, me FIA ​​që thotë se po protestojnë “kundër klasifikimit të vendosur në fund të garës”, duke iu referuar neneve 48.8 dhe 48.12 të Rregullores Sportive të FIA-s.

Por, shtëpia e garës më të shpejt në botë e ka refuzuar ankesën e Mercedesit, duke u bërë me dije se nuk kishte asnjë shkelje dhe se Verstappen është kampioni i ri i botës në Formula 1. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by Sky Sports (@skysports)

Në trend Sport

Më shumë
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Premier League
Rekordit të jashtëzakonshëm të Bruno Fernandes i vjen fundi pasi humbi ndeshjen ndaj Crystal Palace

Rekordit të jashtëzakonshëm të Bruno Fernandes i vjen fundi pasi humbi ndeshjen ndaj Crystal Palace

Premier League
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori