LAJMI I FUNDIT:

U tall dhe i kërkoi falje për fotografitë provokuese që publikoi në rrjete sociale – Madonna i kundërpërgjigjet 50 Cent duke thënë se ishte falje e rremë

U tall dhe i kërkoi falje për fotografitë provokuese që publikoi në rrjete sociale – Madonna i kundërpërgjigjet 50 Cent duke thënë se ishte falje e rremë

Ylli i muzikës pop, Madonna, i është përgjigjur 50 Cent, pasi ky i fundit bëri një kërkim falje publike për të meqë ishte tallur me fotografitë provokuese që publikoi javë më parë.

63-vjeçarja ka shpërthyer me deklarata ndaj reperit ndërsa ka shpërndarë edhe një video në rrjete sociale.

“Duartrokitje e vonuar për 50 Cent dhe faljen e tij të rreme. Kam qenë e zënë, më mirë vonë se kurrë! Kishte disa gjëra që kisha për të thënë për 50 Cent”, ka thënë ajo.


View this post on Instagram

A post shared by Madonna (@madonna)

“Ti po përpiqeshe të më turpërosh,” tha këngëtarja e hitit “Like A Virgin” në postimin e publikuar në Instagram.

“Falja e juaj është e rremë, është dëm dhe nuk është e vlefshme”, vazhdoi ajo, duke shpjeguar se përse mendonte se veprimi ishte i pasinqertë.

50 Cent i kërkon falje Madonnës pasi u tall me fotot provokuese që 63-vjeçarja postoi në Instagram
Lexo po ashtu 50 Cent i kërkon falje Madonnës pasi u tall me fotot provokuese që 63-vjeçarja postoi në Instagram

“Nuk është e vështirë të gjesh pamjet e mia dhe tuat duke u shoqëruar”, shtoi më tej biondja duke folur për marrëdhënien që kishin të dy.

View this post on Instagram

A post shared by Madonna (@madonna)

“E dyta. Një falje nuk është e vlefshme nëse nuk e dini se për çfarë po kërkoni falje. Ajo për të cilën duhet të kërkoni falje janë sjelljet dhe vërejtjet tuaja seksiste”.

“E treta, nuk më lëndove ndjenjat, sepse nuk e mora personalisht. Nuk mund ta merrja kurrë personalisht sepse nuk po vini nga një vend i ndritur”.

“Më në fund, dua vetëm të them, të fal”, ka thënë ylli. “Shpresoj që një ditë të zgjoheni dhe të shihni një këndvështrim tjetër. Të uroj gjithë të mirat,” përfundoi Madonna.

Madonna dhe 50 Cent (Foto: Getty Images)

Këto pamje të Madonnas u publikuan në profilin e saj në Instagram më 25 nëntor. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Besoj se dikë e kam mësuar që t’i pastrojë rrobat” - momenti kur Gjesti sheh Xhenetën në BBVA

“Besoj se dikë e kam mësuar që t’i pastrojë rrobat” - momenti kur Gjesti sheh Xhenetën në BBVA

Magazina
Xheneta Fetahu futet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Xheneta Fetahu futet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Magazina
“Nuk të vyen trupi kur nuk ke mend” - Gjesti ‘godet’ Xhenetën derisa ishte brenda

“Nuk të vyen trupi kur nuk ke mend” - Gjesti ‘godet’ Xhenetën derisa ishte brenda

Magazina
Egli reagon për herë të parë: Ndihem e trishtuar, por nuk ndodhem në asnjë spital psikiatrik - e fajëson Gjestin për të gjitha

Egli reagon për herë të parë: Ndihem e trishtuar, por nuk ndodhem në asnjë spital psikiatrik - e fajëson Gjestin për të gjitha

Magazina
Aktori që imiton Vserlon në “Portokalli” hyn në Big Brother - reagimet nuk duhet humbur

Aktori që imiton Vserlon në “Portokalli” hyn në Big Brother - reagimet nuk duhet humbur

Magazina
Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Magazina
Kalo në kategori