LAJMI I FUNDIT:

Barcelona synon fitore në udhëtim te Osasuna, formacionet zyrtare

Barcelona synon fitore në udhëtim te Osasuna, formacionet zyrtare

Osasuna dhe Barcelona kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të në La Liga.

Katalunasit janë mysafir të Osasunës në takimin i cili pritet të zhvillohet në Estadio El Sadar me fillim nga ora 16:15.


Ekipi i Xavit vjen në këtë ndeshje pas humbjes në shtëpi nga Real Betisi dhe synon t’i kthehet fitores për t’u ngjitur më lartë në tabelë.

Në anën tjetër, vendasit nuk dinë për fitore në plot shtatë ndeshje dhe do të ishin të kënaqur edhe me një barazim.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosure të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Osasuna: Sergio Herrera; Nacho Vidal, Unai Garcia, David Garia, Juan Cruz, Manu Sanchez; Barja, Torro, Moncayola, Ruben Garcia; Kike Garcia

Barcelona: Ter Stegen; Araujo, Umtiti, Pique; Busquets, Nico, De Jong, Gavi; Abde, Luuk de Jong, Dembele.

/Telegrafi/