LAJMI I FUNDIT:

Ten Hag, kandidati kryesor për t’u bërë menaxher i përhershëm i Man Utd

Ten Hag, kandidati kryesor për t’u bërë menaxher i përhershëm i Man Utd

Trajneri i Ajaxit, Erik ten Hag thuhet se tani është zgjedhja e preferuar e drejtuesve të Manchester United për trajnerin e tyre të ardhshëm të përhershëm.

Ten Hag po fiton më shumë admirues brenda klubit nga Old Trafford.


Sipas The Mirror, Ten Hag e ka vënë veten në kornizën për t’u bërë trajneri i ardhshëm i Unitedit, pas sukseseve me Ajaxin, sidomos në Ligën e Kampionëve.

Skuadra e Ten Hag konfirmoi vendin e tyre në garën elitare evropiane për klube duke siguruar një rekord perfekt prej gjashtë fitoresh në një grup që përfshinte ekipe si Borussia Dortmund, Sporting Lisbona dhe Besiktas.

Ajax është gjithashtu në majën e tabelës në Eredivisie dhe në rrugën e duhur për të fituar titullin e tretë radhazi.

Ten Hag rriti talente të mëdhenj si Hakim Ziyech, Frenkie de Jong, Matthijs de Ligt dhe Donny van de Beek përpara se Ajaxi t’i shiste për shifra të mëdha.

Aftësia e holandezit për të rritur performancat e lojtarëve që nuk arritën majat në Ligën Premier ka rënë gjithashtu në sy të pronarëve amerikanë të Unitedit.

Sebastien Haller, Daley Blind, Davy Klaassen, Steven Berghuis, Dusan Tadic dhe Maarten Stekelenburg po lulëzojnë të gjithë nën urdhrat e Ten Hag në Amsterdam pasi kaluan kohë pa lënë shumë gjurmë në Ligën Premier. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Premier League
Rekordit të jashtëzakonshëm të Bruno Fernandes i vjen fundi pasi humbi ndeshjen ndaj Crystal Palace

Rekordit të jashtëzakonshëm të Bruno Fernandes i vjen fundi pasi humbi ndeshjen ndaj Crystal Palace

Premier League
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori