LAJMI I FUNDIT:

Kosovari në Austri, i akuzuar si “tirani i familjes” – pëson kolaps gjatë gjykimit

Kosovari në Austri, i akuzuar si “tirani i familjes” – pëson kolaps gjatë gjykimit

Një burrë 50-vjeçar me shtetësi kosovare është dashur të dalë dje para Gjykatës së Landit në Ried për veprën penale të dhunës së ushtruar në vazhdimësi.

Seanca ishte caktuar të zgjaste deri në orën 17:00, por pas pushimit të drekës pak para orës 14:00, i akuzuari papritur ra ngadalë nga karrigia. Shërbimi i shpëtimit është kujdesur për të dhe e ka çuar në spital për sqarim, shkruan nachrichten.at.


Procesi pritet të vazhdojë të premten e ardhshme.

Pretendimet e prokurorit publik Alois Ebner ndaj të akuzuarit janë serioze.

“I akuzuari mund të quhet padyshim një tiran i familjes. Përgjatë viteve, ai ka rrahur vazhdimisht gruan, tri vajzat dhe djalin e tij, ka fyer, kërcënuar me vdekje, torturuar, burgosur dhe detyruar”, thotë Ebner, transmeton albinfo.ch.

“Ka pasur sulme të dhunshme. me shufra hekuri dhe kaçavida. I akuzuari me dhunën e tij ka shënuar jetën familjare për rreth 15 vjet”, ka shtuar Ebner.

Tri nga viktimat kanë denoncuar së bashku

Fëmijët tani janë nga 16 deri në 22 vjeç: dy vajza dhe djali kanë denoncuar babanë.

Sipas raportit të psikiatres Adelheid Kastner, tirani i familjes është i përgjegjshëm penalisht, por ka një çrregullim të thellë personaliteti.

Për këtë arsye, zyra e prokurorit publik Rieder ka urdhëruar vendosjen e tij në një institucion për shkelësit me çrregullime mendore, përcjell albinfo.at.

Dënimi për një vepër penale si kjo, sipas StGB 107 (dhuna e vazhdueshme në familje) është deri në 15 vjet burg

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë
Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Politikë
Kalo në kategori