LAJMI I FUNDIT:

Lufta kundër krimit, arresohen mbi 350 persona në SHBA

Lufta kundër krimit, arresohen mbi 350 persona në SHBA

Shërbimi i Marshallëve të SHBA-së njoftoi fundin e një aksioni 26-javor kundër krimit të organizuar në shumë agjenci, që rezultoi në arrestimin e më shumë se 350 personave në Gulf Coast.

Aksioni i quajtur “Operacioni Triple Beam – Third Coast”, kishte në shënjestër anëtarët bandave dhe shkelësit e ligjit. Operacioni filloi më 7 prill dhe përfundoi më 30 shtator, raporton cnn.

Autoritetet arrestuan 351 persona, duke përfshirë 92 anëtarë të bandës. Të arrestuarit akuzohen për vrasje, vepra seksuale dhe zjarrvënie të qëllimshme. Gjithashtu u sekuestruan 86 armë zjarri, 32.971 kilogramë lëndë narkotike dhe 4.360.968 dollarë.


“Gjersa krimi dhe dhuna e bandave vazhdojnë të rriten dhe të rrënojnë qytetet dhe qarqet tona, agjencitë e zbatimit të ligjit duhet të jenë të gatshëm për angazhim”, tha T. Michael O’Connor, Marshall Amerikan për Distriktin Jugor të Teksasit.

“Jam jashtëzakonisht krenar për të gjithë partnerët tanë të zbatimit të ligjit që kanë punuar me kaq zell gjatë muajve të fundit”, tha O’Connor.

Ndryshe, ndër agjencitë që morën pjesë në operacion ishin Departamenti i Policisë Corpus Christi; Zyra e Sherifit të Qarkut Nueces; Departamenti i Sigurisë Publike në Teksas; Hetimet e Sigurisë Kombëtare; Administrata e SHBA për Zbatimin e Drogës; dhe Byroja e Alkoolit, Duhanit, Armëve të Zjarrit dhe Eksplozivëve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Evropa
Dodik kërcënon prokurorët dhe EUFOR-in

Dodik kërcënon prokurorët dhe EUFOR-in

Bosnja
Vuçiq: Serbia nuk do ta mbështesë kurrë arrestimin e Dodikut, gabojnë rëndë

Vuçiq: Serbia nuk do ta mbështesë kurrë arrestimin e Dodikut, gabojnë rëndë

Bosnja
Rubio rrit presionin ndaj Putinit për të pranuar armëpushimin - zbulon lëshimet territoriale të diskutuara me Ukrainën

Rubio rrit presionin ndaj Putinit për të pranuar armëpushimin - zbulon lëshimet territoriale të diskutuara me Ukrainën

Evropa
Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshoi urdhër për ndalim, Dodik feston ditëlindjen – pallati i Republika Sërpska ruhet nga policët me armë të gjata

Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshoi urdhër për ndalim, Dodik feston ditëlindjen – pallati i Republika Sërpska ruhet nga policët me armë të gjata

Bosnja
Zelensky përshëndet bisedimet 'konstruktive' me SHBA, thotë se 'gjithçka varet nga Kremlini tani' - refuzon të njohë territorin e pushtuar nga Rusia

Zelensky përshëndet bisedimet 'konstruktive' me SHBA, thotë se 'gjithçka varet nga Kremlini tani' - refuzon të njohë territorin e pushtuar nga Rusia

Evropa
Kalo në kategori