Studiuesit kanë zbuluar një lidhje midis Omicron dhe HIV, që paraqet një rrezik të lartë
Nga erdhi Omicron? Ndonëse me mutacion të lartë, ai nuk erdhi nga një prej varianteve të tjera shqetësuese, si Alpha, Beta apo Delta, por nga coronavirusi që qarkullonte ndoshta 18 muaj më parë. Pra, ku ka qenë gjithë këtë kohë? Dhe pse po bën kërdinë tani?
Studiuesit po eksplorojnë një numër hipotezash. Njëra është se Omicron erdhi nga një rajon i largët i Afrikës jugore, por nuk u përhap deri më tani. Një tjetër është se ai evoluoi te kafshët e infektuara, si minjtë, dhe më pas kaloi përsëri te njerëzit. Por një shpjegim i tretë po fiton terren ndërsa më shumë të dhëna dalin në dritë, se Omicron u shfaq në një person me një sistem imunitar të dobësuar: dikush që trajtohet me kancer, ndoshta një pacient me organe të transplantuara ose dikush me HIV të pakontrolluar.
Mundësia e fundit ka ngjallur shqetësim global. Afrika Sub-Sahariane është shtëpia e dy të tretave të popullsisë globale që jeton me HIV. Për një sërë arsyesh, duke filluar nga mungesa e aksesit në klinika deri te frika nga stigmatizimi dhe kujdesi shëndetësor i ndërprerë, 8 milionë njerëz në rajon nuk janë në terapi efektive për HIV, shkruan The Guardian.
Përtej problemeve të drejtpërdrejta që shkakton kjo me përparimin e sëmundjes dhe cenueshmërinë ndaj Covid – njerëzit me HIV të avancuar ose të pakontrolluar kanë shumë më tepër gjasa të vdesin nga coronavirusi.
“Për mua ka dy gjëra kryesore,” thotë Dr Richard Lessells, një mjek i sëmundjeve infektive në Universitetin e KwaZulu-Natal në Durban, i cili ishte pjesë e ekipit që raportoi për herë të parë Omicron. “Së pari është shkenca që duhet të vazhdojë për të kuptuar më mirë këtë. Por më e rëndësishmja, në një nivel të shëndetit publik, ne nuk kemi nevojë të presim shkencën. Është një kujtesë se ndërsa adresojmë sfidën imediate të Covid-19, ne gjithashtu duhet të intensifikojmë përpjekjet për t’i dhënë fund HIV-it si një problem i shëndetit publik.”
Pra, ekziston rreziku se virusi HIV i pakontrolluar po nxit shfaqjen e varianteve të Covid.
Dyshimi se variantet shqetësuese mund të zhvillohen te pacientët me sistem imunitar të dobët nuk është i ri. Variantet Alfa dhe Beta, të zbuluara për herë të parë vitin e kaluar në Mbretërinë e Bashkuar dhe Afrikën e Jugut, mendohet gjerësisht se janë shfaqur pas infeksioneve afatgjata te pacientët.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Çfarë është sindroma e dhimbjes miofasciale që shkakton ngurtësi të vazhdueshme?
Shkencëtarët zbuluan se sa orë në ditë duhet të ulemi, të flemë, të qëndrojmë në këmbë dhe të ushtrohemi
Është miratuar një trajtim i ri për një lloj kanceri të fshikëzës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'