LAJMI I FUNDIT:

Laporta iu drejtohet fansave të Barcelonës pas eliminimit nga Liga e Kampionëve: Duhet të përforcohemi në janar dhe do ta bëjmë

Laporta iu drejtohet fansave të Barcelonës pas eliminimit nga Liga e Kampionëve: Duhet të përforcohemi në janar dhe do ta bëjmë

Presidenti i FC Barcelona, Joan Laporta, doli në skenë pasditen e kësaj të premteje duke dhënë një mesazh të dyfishtë, pasi fillimisht tha se klubi po punon për përforcime këtë janar dhe në anën tjetër ka kërkuar unitet.

Me një video në rrjetet sociale që zgjat vetëm 36 sekonda, presidenti iu drejtua fansave pas eliminimit nga Liga e Kampionëve.


“Edhe unë ndaj zhgënjimin tuaj me ndeshjen e Ligës së Kampionëve. Të gjithë jemi dakord që duhet të përforcojmë ekipin e parë”, ka thënë fillimisht ai.

Megjithatë Joan Laporta e ka pranuar se nuk është e lehtë të marrësh lojtarë në afatin e janarit, pasi fillimisht Barcelona duhet të largojë lojtarë që të jenë në rregull me financat.

“Problemi është se ne kemi kontrata shumë të larta të trashëguara që nuk na japin mundës manovrimi me pagat. Ne po kërkojmë formulën për të përmirësuar ekipin këtë dimër. Po punojmë për ta arritur. Dhe do t’ia arrijmë”, deklaroi presidenti.

Më në fund, Laporta apeloi sërish tek bashkimi.  “Tani kërkoj që të gjithë të vozisim në të njëjtin drejtim për të mirën e klubit”, përfundoi ai me një me një falënderim dhe “Visca el Barça”.

Barcelona përveç eliminimit nga Liga e Kampionëve, po kalon formë të dobët edhe në La Liga. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Ndërkombëtare
Zbulohet se çfarë fshihej pas dedikimit me maskë të Edon Zhegrovës

Zbulohet se çfarë fshihej pas dedikimit me maskë të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Serie A
Kalo në kategori