Deputetët gjermanë votuan me shumicë të madhe miratimin e projektligjit që e bën të detyrueshëm vaksinimin kundër COVID-19 për punonjësit në spitale dhe shtëpi pleqsh.
Më herët, ministri i Shëndetësisë, Karl Lauterbach, në Kuvend tha se është e paskrupullt që personat që punojnë me persona veçanërisht të rrezikuar nuk janë vaksinuar.
Nga gjithsej 689 deputetë që votuan për këtë ligj në Dhomën e Komunave, 571 deputetë votuan pro, 80 ishin kundër dhe 38 abstenuan. Projektligji duhet të miratohet edhe nga Dhoma e Lartë, e cila pritet gjatë ditës së sotme.
Nëse Dhoma e Lartë miraton projektligjin sot, punëtorët në institucionet shëndetësore do të duhet të dëshmojnë se janë vaksinuar plotësisht ose kanë kaluar COVID-19 deri në mes të marsit të vitit të ardhshëm.
Është i pari nga dy ligjet që vendosin vaksinimin e detyrueshëm në Gjermani. Një tjetër ligj më i diskutueshëm është duke u përgatitur, i cili do ta bënte vaksinën të detyrueshme për të gjithë, i cili mund të debatohet në parlament muajin e ardhshëm.
Partia e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) kundërshton një vaksinë të detyrueshme për të gjithë.
Edhe ish-ministri i Shëndetësisë në qeverinë e Angela Merkelit, Jens Spahn, tha se do të votonte kundër kësaj mase.
Sipas të dhënave zyrtare, rreth 69.4 për qind e popullsisë totale prej 83 milionë banorësh është vaksinuar plotësisht në Gjermani. Kjo e fundit ka raportuar 61,288 infeksione të reja me coronavirus në 24 orët e fundit dhe 484 vdekje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane – TikTok mund të jetë blerja e tij e parë
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë
Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it
Ligjvënësit demokratë e quajnë të paligjshme mbylljen e USAID-it, futen në zyrat e selisë në Uashington
Bill Gates thotë se Elon Musk ka qenë ‘i keq’ me të – por ende dëshiron të punojnë së bashku
Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë
"Gjithçka e mbuluar me gjak dhe kocka" - thirrja e përgjuar zbulon humbje të rënda ruse në rajonin e Kharkivit
Trump konfirmon 'pauzë të menjëhershme' të tarifave për mallrat meksikane
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet