LAJMI I FUNDIT:

Dortmundi ka marrëveshje personale me Karim Adeyemin, por vetëm pesë milionë euro e ndajnë nga transferimi i tij

Dortmundi ka marrëveshje personale me Karim Adeyemin, por vetëm pesë milionë euro e ndajnë nga transferimi i tij

Karim Adeyemi ka vendosur që të rikthehet në futbollin gjerman pas tri viteve e gjysmë të kaliuara në Austri.

Sulmuesi i talentuar gjerman duket se do ta ndjekë rrugën e yjeve të tjerë të rinj si Jadon Sancho, Erling Haaland dhe Jude Bellingham për tu transferuar te Borussia Dortmund, një skuadër që i jep hapësira të mëdha lojtarëve të rinjve.


19-vjeçari ka shkëlqyer këtë edicion me RB Salzburg në Austri dhe Evropë, ku në 27 ndeshje zyrtare ka shënuar 15 gola dhe ka asistuar në tre të tjerë.

Sipas asaj që ka raportuar Sport Bild, Borussia Dortmund ka fituar garën përballë skuadrave si Barcelona, Real Madrid, Liverpool, Bayern Munich, Juventus e Arsenal për sulmuesin e ri.

Verdhezinjtë kanë arritur tanimë një marrëveshje personale me lojtarin i cili ka pranuar të transferohet në Signal Iduna Park.

Por për tu kompletuar ky transferim, BVB duhet të kënaq edhe RB Salzburgun me ofertën dhe një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.

Gjithnjë sipas Bild problemi qëndron tek pesë milionë euro, pasi Dortmund ka ofruar 35 milionë derisa gjiganti austriak kërkon 40 sosh për ta lënë të lirë yllin e tyre.

Gjithsesi ky ngërç pritet të zgjidhet shumë shpejtë, derisa Adeyemi do t’i bashkohet Dortmundit gjatë afatit kalimtar dimëror. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Përfaqësueset
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori