LAJMI I FUNDIT:

Disa prej femrave më të fuqishme në industrinë e argëtimit

Disa prej femrave më të fuqishme në industrinë e argëtimit
(Fotomontazh: Twitter)

Këngëtaret Rihanna, Beyonce dhe Taylor Swift, janë pjesë e listës së Forbes për 100 femrat më të fuqishme në botë për vitin 2021, ndërsa janë vlerësuar gjithsej 15 femra nga mediat dhe industria e argëtimit. Pozicionin më të mirë kur bëhet fjalë për këtë sferë e ka marrë Oprah Winfrey në vendin e 23-të.

Rihanna, e cila së fundmi u shpall heroinë kombëtare e Republikës së sapothemeluar të Barbados, zuri vendin e 68-të në listë. Forbes zbuloi gjithashtu se këngëtarja e hitit “Diamonds” tashmë është miliardere, falë suksesit të linjës së saj kozmetike Fenty Beauty.

Në bashkëpronësi të markës luksoze franceze LVMH, marka e produkteve të bukurisë fitoi mbi 550 milionë dollarë në vitin 2020.


View this post on Instagram

A post shared by FENTY BEAUTY BY RIHANNA (@fentybeauty)

Beyonce u rendit e 76-ta në listën e Forbes. Revista e biznesit i atribuon ish-këngëtares së grupit “Destiny’s Child” një total prej 250 milionë dollarësh gjatë turneut “On The Run II” që e pati me bashkëshortin e saj, Jay Z.

Duke fituar numrin 78, Taylor Swift theu disa rekorde muzikore këtë vit. Albumi “Folklore” nga viti 2020 u bë albumi i parë i vitit pandemik që shiti një milion kopje.

Përmbledhja e këngëtares me këngë të ripublikuara nga albumi “Red (Taylor’s Version)” u bë albumi i 10-të që zuri vendin e parë në listën e Billboard Top 200.

Kur bëhet fjalë për sfera të tjera përveç muzikës, pasuria e vlerësuar neto e prezantueses Oprah Winfrey prej 2.6 miliardë dollarësh e katapultoi atë në vendin e 23-të në listën e Forbes dhe ajo u prezantua si një manjate mediatike dhe u kurorëzua gruaja më e fuqishme në media dhe argëtim në këtë vit.

Aktorja Reese Witherspoon zuri vendin e 74-të, pasi kompania e saj “Hello Sunshine” u ble në gusht të këtij viti, me një vlerë prej 900 milionë dollarësh.

Vendi i parë në listë nuk lidhet me industrinë e argëtimit dhe i takoi ish-gruas së themeluesit të Amazon, Jeff Bezos, MacKenzie Scott, me një vlerë neto të vlerësuar prej 59.2 miliardë dollarësh dhe 25 për qind të aksioneve në gjigantin e tregtisë teknologjige. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?

Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?

Magazina
Stjuardesa e 'British Airways' përballet me shkarkimin nga puna për shkak se zbuloi se ndodhej në të njëjtin fluturim me arkivolin e Liam Payne

Stjuardesa e 'British Airways' përballet me shkarkimin nga puna për shkak se zbuloi se ndodhej në të njëjtin fluturim me arkivolin e Liam Payne

Magazina
Të gjithë të tronditur nga video që u shfaq në ekran - banorët nuk mund të besojnë fjalët e Edit dhe Drilonit ndaj Sarës

Të gjithë të tronditur nga video që u shfaq në ekran - banorët nuk mund të besojnë fjalët e Edit dhe Drilonit ndaj Sarës

Magazina
Atilla Kardesh flet pas darkës me Drenushën, zbulon edhe çfarë i tha e dashura e tij e re

Atilla Kardesh flet pas darkës me Drenushën, zbulon edhe çfarë i tha e dashura e tij e re

Magazina
Edi i kërkoi falje për fjalorin e papërshtatshëm - reagimi i Sara Kolamit

Edi i kërkoi falje për fjalorin e papërshtatshëm - reagimi i Sara Kolamit

Magazina
Publikohet videoja - Driloni dhe Edi e ofendojnë rëndë Sara Kolamin

Publikohet videoja - Driloni dhe Edi e ofendojnë rëndë Sara Kolamin

Magazina
Kalo në kategori