Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit është në proces të rishikimit të Ligjit të arsimit të lartë, i cili pritet të forcojë autonominë e universiteteve dhe institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë. Kështu deklaroi ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, teksa potencoi se si ministri do të fillojnë edhe definimin e një formule të re të financimit të universiteteve dhe institucioneve të arsimit të lartë.
Nagavci u shpreh se presin nga universitetet dhe institucionet e arsimit të lartë që të jenë plotësisht transparente dhe llogaridhënëse në shfrytëzimin e buxhetit dhe fondeve publike.
“Ne jemi edhe në proces të rishikimit të Ligjit të arsimit të lartë, i cili ligj tutje presim që të forcojë autonominë e universiteteve dhe njëkohësisht do të kërkojë që universitetet po ashtu, krahas autonomisë së tyre akademike të rrisin edhe llogaridhënien karshi shpenzimit të fondeve publike. Në këtë rast MASHTI do të fillojë edhe definimin e një formule të re të financimit për universitetet dhe institucionet e arsimit të lartë, të cilat marrin fonde nga buxheti publik dhe përmes së cilës iniciativë synohet që të rrisim performancën e universiteteve karshi treguesve të proceseve akademike, kërkimit dhe inovacionit, ndërkombëtarizimit dhe koordinimit të universiteteve në zhvillimin social dhe ekonomik të vendit”, tha Nagavci, gjatë diskutimit në tryezën e organizuar nga projekti Stand, ku u prezantua raporti i Vlerësimit të Kartelës Matëse të Autonomisë Universitare në Kosovë, transmeton KP.
Me këto reforma, Nagavci u shpreh se synojnë të rrisin mundësinë për integrimin e Kosovës në hapësirën evropiane të arsimit të lartë dhe hapësirën evropiane të kërkimit.
Ndërsa, rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Naser Sahiti, tha se autonomia universitare nuk është vetëm privilegj, por para së gjithash tha se është përgjegjësi për ngritjen e kapaciteteve menaxhuese me qëllim të sigurimit të funksionimit efikas, transparent dhe me llogaridhënie.
“Autonomia universitare nuk është vetëm privilegj, por para së gjithash përgjegjësi për ngritjen e kapaciteteve menaxhuese me qëllim të sigurimit të funksionimit efikas, transparent dhe me llogaridhënie adekuate në raport me të gjitha zhvillimet brenda universitetit. Në këtë kontekst projektin STAND e konsiderojmë si shumë të rëndësishëm për zhvillimin dhe avancimin tutje të institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë, në aspektin e zhvillimit të një skeme të qëndrueshme të funksionimit efikas dhe autonom të arsimit të lartë, skema këto, të cilat nuk është se janë të zhvilluara në asnjë prej vendeve të Ballkanit Perëndimor të cilat janë pjesë e projektit aktual”, tha ai.
Koordinatorja e projektit STAND, Mihone Kerolli-Mustafa, tha se raporti që paraqet gjendjen e autonomisë universitare po zhvillohet në një kohë kur ka edhe reforma në arsimin e lartë.
“Projekti po zhvillohet edhe në kohën kur janë duke u zhvilluar reforma të reja në arsimin e lartë në Kosovë, por në të njëjtën kohë kemi edhe zhvillime të cilat janë duke u bërë mbi reformat e arsimit të lartë edhe në Shqipëri, në Mal të Zi dhe në Maqedoninë e Veriut. Në këtë rast projekti zhvillohet dhe i përfshin universitetet e arsimit të lartë nga Ballkani Perëndimor”, tha ajo.
Kjo tryezë u zhvillua në kuadër të projektit “Fuqizimi i autonomisë së universiteteve dhe ngritja e llogaridhënies dhe transparencës në universitetet e Ballkanit Perëndimor-STAND”. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
U qëllua me një plumb në kokë dhe ndërroi jetë në spitalin e Traumës në Tiranë, ja kush 52-vjeçari baba i dy fëmijëve
Serbia nga e premtja do të ndajë 5 mijë dinarë në muaj për fëmijët serbë në Kosovë
Reshje shiu të dendura në disa qarqe, Instituti i Gjeoshkencave: Në lartësitë mbi 900 metër bie borë
Një vit nga vrasja e Liridona Ademajt, Prokuroria ende pa aktakuzë për tre të dyshuarit
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
Vrasja e dy të rinjve në Klinë, gjithçka që dihet deri më tani
Aksident mes dy veturave në Gllarevë të Klinës
Gjenerali amerikan: Serbia duhet ta pranojë të ardhmen pa Kosovën
Dy klinika të QKUK-së pritet të ofrojnë shërbime të reja për pacientë, Kurti: Shërbimi i plazmaferezës, për herë të parë do të ofrohet në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
Drenusha zbulon testin e ADN-së që e ka bërë në SHBA, habit me rezultatet
Arne Slot befason të gjithë me përforcimin e fundit te LIverpooli
Vrasja e dyfishtë në Klinë, prokurorja dhe drejtori i Policisë japin detaje
Mike Tyson bëri kërkesë të pazakontë për rregulloren në luftën ndaj Jake Paul
Gjigantët brazilian kanë konfirmuar interesimin për Sergio Ramos – ndërsa raportimet për Real Madridin vazhdojnë