LAJMI I FUNDIT:

Fisnik Syla në përkrahje të Donaldit dhe Beatrix: Dëgjoni vetëm zemrën tuaj, të tjerët të flasin kot e kanë

Fisnik Syla në përkrahje të Donaldit dhe Beatrix: Dëgjoni vetëm zemrën tuaj, të tjerët të flasin kot e kanë

Biznesmeni nga Gjilani, Fisnik Syla, i njohur për publikun si bashkëshorti i Fjolla Morinës, së fundmi është përfshirë në trekëndëshin ‘Bora, Donald dhe Beatrix’.

Në një postim të publikuar në InstaStory, ai është shfaqur në anën e këngëtares nga Podujeva.

Syla në shkrimin publik u ka sugjeruar që ta ndjekin zemrën e tyre, pasi të tjerët flasin vetëm kot.


Fisnik Syla (Foto: Instagram)

“Dëgjoni vetëm zemrën tuaj. Të tjerët ne të flasin, kot e kanë”, kanë qenë fjalët e tij.

Njohja e re e aktorit nga Vlora vjen pas disa vitesh lidhje me yllin e “Përputhen”, Bora Zemani.

“Jashtë mesazhet e letrat nuk kanë funksionuar”, Donaldi flet për raportin me Borën dhe lidhjen e re me Beatrix
Lexo po ashtu “Jashtë mesazhet e letrat nuk kanë funksionuar”, Donaldi flet për raportin me Borën dhe lidhjen e re me Beatrix

Marrëdhënia e dyshes trazoi ujërat meqë në fillim të spektaklit patën një takim romantik, teksa nuk munguan edhe puthjet.

View this post on Instagram

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Sidoqoftë, Veshaj theksoi se ka lënë anash të kaluarën dhe se momentalisht është fokusuar te Beatrix.

Fisniku në anën tjetër ka qenë i përfolur për një ndarje nga Morina, gjë që duket të jetë e pavërtetë. /Telegrafi/