LAJMI I FUNDIT:

Franca liron shtetasin saudit që lidhej me rastin e vrasjes së Khashoggit

Franca liron shtetasin saudit që lidhej me rastin e vrasjes së Khashoggit

Burri saudit i arrestuar të martën në një aeroport të Parisit për lidhje të dyshuara me vrasjen e gazetarit, Jamal Khashoggi është liruar pasi zyrtarët arritën në përfundimin se nuk ishte personi që e kërkonin, njoftoi prokuroria e Parisit.

Burimet franceze të zbatimit të ligjit thanë se personi i identifikuar si Khalid Alotaibi, me të njëjtin emër si një ish-anëtar i Gardës Mbretërore Saudite i cili gjendet në listën “persona non-grata” në SHBA dhe Britani të Madhe dhe në një raport të Kombeve të Bashkuara, dyshohet se është i përfshirë në vrasjen e Khashoggit në Turqi.


Megjithatë, ambasada saudite në Paris kka konfirmuar se personi i arrestuar “nuk ka të bëjë fare me rastin në fjalë”, raporton aljazeera.

Një burim sigurie në Arabinë Saudite shtoi se “Khaled Alotaibi” ishte një emër shumë i zakonshëm në mbretëri dhe se personi për të cilën raportuan autoritetet franceze, në realitet po vuante dënimin në një burg në Arabinë Saudite së bashku me “të gjithë të pandehurit në këtë rast”.

Khashoggi, një gazetar i Washington Post dhe kritik i sundimtarit de fakto të Arabisë Saudite – Princi i Kurorës, Mohammed bin Salman (MBS), u pa për herë të fundit duke hyrë në konsullatën saudite në Stamboll më 2 tetor të vitit 2018. Zyrtarët turq besojnë se trupi i tij u copëtua dhe u largua nga ambasada. Eshtrat e tij ende nuk janë gjetur. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Sheiku i Dubait miraton planin për ndërtimin e aeroportit më të madh në botë

Sheiku i Dubait miraton planin për ndërtimin e aeroportit më të madh në botë

Azia
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Evakuohen mbi 4 mijë banorë të Kharkvit, rusët me sulm të befasishëm mbi qytetin e dytë më të madh të Ukrainës

Evakuohen mbi 4 mijë banorë të Kharkvit, rusët me sulm të befasishëm mbi qytetin e dytë më të madh të Ukrainës

Evropa
Zjarri shkatërron qendrën tregtare në Varshavë, bëhet shkrumb e hi objekti me 1.400 lokale afariste

Zjarri shkatërron qendrën tregtare në Varshavë, bëhet shkrumb e hi objekti me 1.400 lokale afariste

Evropa
Ndërron jetë pacienti të cilit për herë të parë në botë i ishte transplantuar veshka e derrit

Ndërron jetë pacienti të cilit për herë të parë në botë i ishte transplantuar veshka e derrit

Botë
Ukrainasit pretendojnë se Rusia gjatë 24 orëve të fundit ka humbur 1,260 ushtarë, një aeroplan dhe pesë tanke

Ukrainasit pretendojnë se Rusia gjatë 24 orëve të fundit ka humbur 1,260 ushtarë, një aeroplan dhe pesë tanke

Evropa
Kalo në kategori