LAJMI I FUNDIT:

Putin kërkon garanci nga Biden: NATO nuk duhet të zgjerohet në kufijtë me Rusinë

Putin kërkon garanci nga Biden: NATO nuk duhet të zgjerohet në kufijtë me Rusinë

Kremlini thotë se lideri rus, Vladimir Putin i ka paraqitur presidentit amerikan, Joe Biden një kërkesë në formë garancie ligjërisht të detyrueshme që do të përjashtonin zgjerimin e NATO-s.

Gjatë dy orësh diskutimesh me Bidenin në një video-telefonatë, Putin tha se NATO po forcon aftësitë e saj ushtarake pranë kufijve të Rusisë dhe “po bën përpjekje të rrezikshme për të pushtuar territorin ukrainas”.


Pas përfundimit të video-takimit Biden-Putin, Shtëpia e Bardhë: Presidenti amerikan mbështet Ukrainën
Lexo po ashtu Pas përfundimit të video-takimit Biden-Putin, Shtëpia e Bardhë: Presidenti amerikan mbështet Ukrainën

“Prandaj, Rusia është seriozisht e interesuar në marrjen e garancive të besueshme, të fiksuara ligjërisht që përjashtojnë zgjerimin e NATO-s drejt lindjes dhe vendosjen e sistemeve të armëve sulmuese në shtetet fqinje me Rusinë”, thuhet në deklaratën e Kremlinit

Autoritetet ruse kanë thënë se lidhjet në rritje të NATO-s me Ukrainën dhe mundësia që aleanca të vendosë raketa me shënjestër Rusinë janë “vija të kuqe” që nuk do të lejohen të kalojnë, raporton cnn.

Putin gjithashtu i tha homologut të tij amerikan se donte garanci që sistemet sulmuese nuk do të vendoseshin në vendet afër Rusisë, tha Kremlini.

Ai tha se Putini paraqiti kërkesat e Rusisë në përgjigje të kërcënimit të Bidenit për sanksione kundër Moskës nëse tensionet aktuale mbi Ukrainën përshkallëzoheshin.

“Të dy liderët ranë dakord të detyronin përfaqësuesit e tyre të angazhoheshin në “konsultime thelbësore për këto çështje të ndjeshme”, njoftoi Kremlini.

Bisedimet u mbajtën ndërsa Perëndimi shprehu shqetësimet se Rusia do të pushtonte Ukrainën dhe paralajmëroi për “masa të forta ekonomike dhe masa të tjera” si ndëshkim nëse Moska fillon një konflikt ushtarak.

Rusia gjithashtu ka vënë në pikëpyetje synimet e Ukrainës dhe tha se kërkon garanci që zyrtarët në Kiev nuk do të përdorin forcën për të provuar të rimarrë territorin e humbur në vitin 2014 nga separatistët e mbështetur nga Rusia, një skenar që Ukraina e ka përjashtuar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Botë
Italia zbulon se çfarë përmban paketa e ardhshme me ndihma ushtarake për Ukrainën

Italia zbulon se çfarë përmban paketa e ardhshme me ndihma ushtarake për Ukrainën

Botë
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
Thellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS

Thellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve – i goditën me dronët kamikaz

Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve – i goditën me dronët kamikaz

Evropa
Kalo në kategori