Nga: Dashnor Kokonozi
Vizitat në Tiranë të grupeve televizive apo intelektualëve të njohur kosovarë, ishin diçka e mirëpritur, edhe atëherë ende kur nuk kishte rëne regjimi i vjetër.
Thyenin përditshmërinë tonë të mërzitshme.
Kujtoj se ata ishin mjaft më të çlirë dhe më të dekontraktuar se ne. Veçse nga fundi mora vesh se kolegët e mi të RTSh-së që i shoqëronin kishin edhe ndonjë detyrim të vogël: të bënin një raport për vizitat dhe t’i dorëzonin në Drejtori, nga ku më tej ato merrnin drejtime të tjera.
Një herë, kur drejtori më kishte thirrur në zyrë për diçka, nuk e kujtoj përse, tamam atë çast ra telefoni.
Sa kohë që ai po fliste, hodha sytë te shkresat që kishte përpara.
Ishte një raport i detajuar, që një gazetar i njohur bënte për një grup intelektualësh kosovarë që kishte shoqëruar atë javë nëpër Shqipëri.
– Kur u ulëm të pinim kafe në Pukë – raportonte gazetari – X-i (emri i një shkrimtari të njohur nga Kosova), duke parë pemët rrotull tha: “Këto drurë këtu më kujtojnë disa rrape që kemi edhe ne në Kosovë, në Marash” (ky emër përmendej, ose diçka e përafërt, se nuk kam qenë në Kosovë).
– Unë lashë menjëherë kafenë – vazhdonte më tej raporti – dhe iu përgjigja: “Rrapet tona janë më të bukur se tuajat!”
Mon, Dieu!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje