LAJMI I FUNDIT:

Correa lëndohet, nuk do të luaj më këtë vit

Correa lëndohet, nuk do të luaj më këtë vit

Interi ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Roma me rezultat 0-3.

Por trajneri i Neroazzurëve, Simone Inzaghi ka marrë një lajm të keq pas kësaj sfide, në lidhje me lëndimin e argjentinasit Joaquin Correa.

Correa pësoi një tërheqje muskulore në ndeshjen ndaj Romës dhe kjo e lë atë jashtë fushave për 25 ditë.


Interi ka njoftuar se sulmuesi do të ketë një tjetër kontroll në fund të javës, por gjasat janë të pakta që ai të zbres në fushë gjatë vitit 2021.

Rikthimi i lojtarit në fushat e blerta pritet të bëhet në janar për Interin në ndeshjen ndaj Bolognës.

27-vjeçari do t’i mungojë Interit në ndeshjet ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve, si dhe ndaj Cagliarit, Salernitanas dhe Torinos në kampionat. /Telegrafi/