LAJMI I FUNDIT:

Marko Simonovski, “Ylli i Javës” në BKT Superligën e Kosovës

Marko Simonovski, “Ylli i Javës” në BKT Superligën e Kosovës
Foto: Federata e Futbollit e Kosovës - Football Federation of Kosova/Facebook

Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare vazhdojnë të ndajnë çmimin “YLLI I JAVËS”, për lojtarin më të mirë të xhiros.

“YLLI I JAVËS” për xhiron e 17-të në BKT Superligë është shpallur futbollisti në radhët e Drita FC, simonovski11


Sulmuesi i bardhekaltërve ishte përcaktues në fitoren që skuadra e tij e realizoi si mysafire në stadiumin “Fadil Vokrri” kundër FC Prishtina, me rezultat 1:0.

Ai shënoi golin e vetëm në këtë ndeshje, duke ia sjellë tri pikë të rëndësishme skuadrës së tij.

Simonovski po kalon një formë të shkëlqyeshme tek skuadra gjilanase, me gjithsej 5 gola të shënuar dhe 2 asistime në këtë edicion të BKT Superligës

Me këtë fitore FC Drita e ka ruajtur hapin me dy skuadrat e kreut të renditjes dhe aktualisht ndodhet në pozitën e 3-të në BKTSuperligës me vetëm 2 pikë më pak se lideri FC Ballkani.

Çmimin “Ylli i javës” për sulmuesin e FC Dritës, e ndau Ilmi Alili, drejtor i degës kryesore të BKT.

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori