I emëruari për kancelar të Gjermanisë, Scholz bën thirrje për miratimin e marrëveshjes së koalicionit me Të Gjelbrit e liberalët në një kongres të posaçëm të SPD. Javën e ardhshme pritet të betohet qeveria e re gjermane.
“Kjo do të jetë një qeveri me tre parti, që duan më shumë progres për Gjermaninë”, tha kancelari i emëruar, Olaf Scholz në një fjalim të shtunën (04.12.).Kemi tani “shansin që të fillojë një frymë e re në Gjermani”, tha Scholz në Berlin. Një startim i tillë është një rrezik, por kjo “kërkohet dhe është e drejtë, sepse ne kemi një përfytyrim për atë se si duhet të përfundojë me sukses”, citon AFP, kancelarin e ardhshëm. Scholz premtoi, se për këtë të tre partitë e koalicionit do të “bashkëpunojnë miqësisht”.
Si sfida të kohës, Scholz përmendi ndryshimin e klimës, me të cilën qeveria duhet të merret. “Ne kemi një përgjegjësi të madhe në Gjermani që kjo të rezultojë pozitive”, tha Scholz. Nuk bëhet fjalë vetëm për uljen e emetimeve të gazrave ndotës, por edhe për të treguar “se si bëhet”. Për këtë koalicioni trepartiak e vë theksin më pak tek heqja dorë se tek “progresi teknik”, tha ai. Si një çështje tjetër qendrore të punës së qeverisë së tij, Scholz përmendi planin për një sigurim bazë për fëmijët, fondin e mbështetjes sociale qytetare dhe zgjerimin e banimit. “Të gjitha këto janë reflektuar në marrëveshjen e koalicionit”, theksoi Scholz. Po kjo vlen edhe për një pagë minimale më të lartë, si edhe progres në trajtimin e barabartë të grave e burrave.
Në lidhje me pandeminë e Coronës, Scholz tha, se ajo duhet “luftuar me të gjitha forcat që kemi”. “Ne duhet t’ia dalim me njëri-tjetrin, që me masa të vendosura të ndërpresim valën e katërt.” “Për këtë kërkohet të bëhen edhe njëherë kufizime. “Sepse nuk jemi vaksinuar të gjithë, duhet ta bëjmë edhe njëherë këtë.”
Scholz kujtoi në kongresin e socialdemokratëve, se suksesi i SPD-së nuk është aspak i vetëkuptueshëm, por ne “ia dolëm të gjithë së bashku”. Për një kohë të gjatë kancelarin e ofroi CDU, por “socialdemokratët do të kenë kancelarin e ardhshëm të kësja republike dhe kjo është puna jonë e përbashkët”, tha Scholz Vitet e ardhshme do të bëhet fjalë për një politikë, ku të gjithë në Gjermani të kenë një jetë më të mirë, premtoi Scholz. Vitet e kaluara shumë gjëra u lanë pa u bërë. Kongresi i SPD-së u zhvillua si videokonferencë për shkak të pandemisë. /dw/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëZelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës
Pse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë