LAJMI I FUNDIT:

Në ShSKUK po trajtohen 22 pacientë post-COVID

Në ShSKUK po trajtohen 22 pacientë post-COVID

Në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovë (ShSKUK) po trajtohen 22 pacientë me post-COVID19.

Nga 33 pacientë që po trajtohen në ShSKUK, 22 janë post-COVID19 dhe 11 të tjerë janë konfirmuar pozitivë me COVID-19.

Raporti i plotë:


Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës po trajtohen 33 pacientë, 22 post-Covid dhe 11 të tjerë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë.

Me oksigjeno-terapi janë 8 pacientë, kurse në kujdes intensiv në Spitalin e Gjakovës është 1 pacient.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 4 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 18 pacientë post-covid

Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient me maskë oksigjeni

Spitali i Gjakovës, 4 pacientë

Spitali i Pejës, 4 pacientë

Spitali i Ferizajt, 2 pacientë. /Telegrafi/