Joe Biden ka paralajmëruar se nuk do të pranojë “vijat e kuqe” të vendosura nga Moska, ndërsa frika po rritet se Rusia po planifikon një pushtim të ri të Ukrainës.
Presidenti amerikan tha se do ta bëjë “shumë, shumë të vështirë” për Rusinë që të pushtojë fqinjin e saj.
Ndërkohë, mediat amerikane kanë raportuar se zyrtarët e inteligjencës kanë frikë se një pushtim mund të fillojë në fillim të vitit 2022, raporton bbc.
Kjo vjen pasi Ukraina thotë se Rusia ka rritur numrin e ushtarëve në kufi, ku ka grumbulluar rreth 94 mijë trupa atje, transmeton Telegrafi.
Këtë javë pritet të ketë një video-telefonatë mes presidentit rus, Vladimir Putin dhe Bidenit për të ulur tensionet. Presidenti amerikan u tha gazetarëve se pret të ketë një diskutim të gjatë me liderin rus dhe paralajmëroi se ai nuk do të “pranojë vijat e kuqe të askujt”.
“Ajo që unë jam duke bërë është të bashkoj atë që besoj se është grupi më i plotë dhe më kuptimplotë i iniciativave për ta bërë shumë, shumë të vështirë për Putinin që të vazhdojë të bëjë atë që njerëzit janë të shqetësuar se ai do ta bëjë”, tha Biden.
Ndërsa Biden nuk përcaktoi se çfarë veprimesh të sakta planifikon të ndërmarrë SHBA, zyrtarët amerikanë dhe ukrainas paralajmëruan sërish këtë javë se sanksione të rënda ekonomike janë në tryezë kundër Rusisë.
Komentet e Bidenit vijnë pasi New York Times raportoi se zyrtarët e inteligjencës amerikane kanë frikë se Kremlini po planifikon një ofensivë në shumë fronte në fillim të vitit të ardhshëm, duke përfshirë deri në 175 mijë trupa.
Zyrtarët thuhet gjithashtu se kanë parë një rritje në përpjekjet propagandistike përmes përdorimit të përfaqësuesve dhe organeve mediatike për të denigruar Ukrainën dhe NATO-n përpara një pushtimi të mundshëm.
Tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës nuk janë asgjë e re. Në vitin të vitit 2014, Rusia aneksoi gadishullin e Krimesë të Ukrainës dhe menjëherë pas kësaj filloi të mbështesë një kryengritje separatiste në lindje të Ukrainës, ku mbetën të vdekur 14 njerëz në luftimet periodike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"Nuk është aq i rëndësishëm sa për të qenë pjesë e takimeve", Trump vazhdon ta godasë Zelenskyn

Mblidhen krerët e vendeve arabe - njëzëri kundërshtojnë planin e Trumpit për Gazën

Amerikanët dhe rusët zhvillojnë bisedime 'sekrete' për Ukrainën në Zvicër

Takimi midis Zelenskyt dhe të dërguarit të SHBA-së për luftën - mësohen detaje

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës