LAJMI I FUNDIT:

Si do të luante Unitedi po ta kishte menaxhuar transferimin e Jack Grealish

Si do të luante Unitedi po ta kishte menaxhuar transferimin e Jack Grealish
(Fotomontazh: The Sun)

Manchester Unitedi do të kishte një treshe ofensive të frikshme nëse do të arrinte ta transferonte Jack Grealishin.

Gjatë fundjavës që lamë pas, mesfushori anglez kishte deklaruar se ka qenë shumë pranë që t’u bashkohej Djajve të Kuq.

Ole Gunnar Solskjaer e ka kërkuar 26-vjeçarin për ta përforcuar fazën ofensive, ndërkohë që edhe vet lojtari ishte i interesuar të kalonte në Old Trafford.

Megjithatë, në afatin e kaluar veror, shërbimet e ish-futbollistit të Aston Villas i siguroi klubi rival i qytetit për 100 milionë funte (117 milionë euro).

The Sun ka parashikuar një formacion potencial fantastik të Manchester Unitedit me Grealish, Jadon Sancho e Cristiano Ronaldo në fazën e sulmit. /Telegrafi/

(Foto: The Sun)