LAJMI I FUNDIT:

Fitore e lehtë për Yllin ndaj Dritës

Fitore e lehtë për Yllin ndaj Dritës
(Foto: basketbolli.com)

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore ndaj Dritës me rezultat 111-74 (33:17, 28:19, 32:12, 18:26), në xhiron e 12-të në Art Motion Superligën e Kosovës në basketboll.

Kampionët e Kosovës e filluan shumë mirë, duke dominuar nga fillimi i ndeshjes. Ata ishin bindshëm më të mirë në çerekun e parë që e fituan 33:17.


Therandasit vazhduan me lojë të mirë, për të kontrolluar në tërësi ndeshjen dhe duke thelluar epërsinë në 27 pikë, kurse pjesa e parë përfundoi me shifrat 61-36.

Vendasit nuk u ndalën as në periodën e tretë, për të thelluar epërsinë minutë pas minute, ku më e larta ishte 46 pikë, 93:47, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 93:48.

Fitorja ishte siguruar dhe dhjetë minutat e fundit ishin vetëm formalitet me Yllin që triumfoi në fund me rezultat 111-74. Ylli ka nëntë fitore dhe katër humbje, kurse Drita 12 humbje në 12 ndeshje.

Te Golden Eagle Ylli u dalluan Henrik Sirko me 24 pikë, 15 kërcime dhe 11 asistime, Erjon Kastrati me 22 pikë e tetë asistime dhe Gëzim Morina me 14 pikë e 12 kërcime.

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori