Pas pamjeve nga ceremonia e Barbadosit që festonte inaugurimin e tyre të parë presidencial, fansat kanë filluar të spekulojnë se Rihanna mund të jetë shtatzënë.
Rihanna u nderua me titullin “hero kombëtar” i Barbadosit të hënën, 29 nëntor 2021, shkruan The Sun.
Pse fansat mendojnë se Rihanna është shtatzënë?
Ndërsa asnjë thashethem nuk është konfirmuar, shumë përdorues kanë hyrë në llogaritë e tyre në rrjetet sociale për të folur nëse Rihanna është apo jo shtatzënë.
Një llogari e verifikuar, e quajtur The Academy, shkroi: “Rihanna është shtatzënë me fëmijën e saj të parë me A$AP Rocky”.
Ky status i Twitterit ka marrë mijëra shpërndarje dhe pëlqime, por nuk ka asgjë për të mbështetur pretendimet.
Shumë njerëz kanë publikuar fotografi nga ceremonia e inaugurimit në Barbadosit, duke pretenduar se Rihanna duket dukshëm e fryrë te pjesa e barkut.
Kjo nuk është hera e parë që ndizen thashetheme për këngëtaren dhe miliarderen e famshme.
Në vitin 2019, filluan të qarkullonin thashethemet se ylli ishte shtatzënë.
Ajo iu drejtua thashethemeve në një intervistë për Revistën “Vogue”, duke thënë “Unë nuk mendoj për gjëra të tilla. Por, nuk e di… planin e Zotit”.
“Mezi pres të gjitha thashethemet për shtatzëninë pas kësaj interviste”, vazhdoi ajo.
Pas Met Gala në vitin 2021, shumë fansa pohuan gjithashtu se Rihanna po fshehte një shtatzëni, për shkak të veshjes së saj të gjerë.
Sa kohë kanë qenë bashkë Rihanna dhe A$AP Rocky?
Thashethemet filluan të vërtiteshin se Rihanna dhe A$AP Rocky ishin në lidhje në vitin 2018, kur të dy u panë të ulur pranë njëri-tjetrit në shfaqjen e Louis Vuitton për Javën e Modës në Paris.
Një vit më pas, Rihanna publikoi një fotografi të saj dhe Rocky-t në British Fashion Awards, duke shkruar në mbishkrimin e fotografisë: “Dhe faleminderit A$AP Rocky që na përfaqësove në tapet dhe që ke qenë gjithmonë kaq mbështetës për Fenty-n”.
Në fund të vitit 2019, Rihanna u pa e pranishme në një koncert të A$AP Rocky në Suedi.
Të dy u panë sërish bashkë në fillim të vitit 2020, duke ndjekur një koncert së bashku në New York.
Në shkurt të atij viti, një burim anonim i tha Us Weekly se të dy “po rrinin jashtë dhe ishin në lidhje”.
“Ata po argëtohen dhe kanë pasur gjithmonë kimi”, pohoi burimi.
Rocky më pas intervistoi Rihanna-n për “Vogue”, në një segment video ku të dy shiheshin duke qeshur dhe bërë shaka gjatë gjithë kohës.
“Të vlerësoj, si në të vërtetë, në të vërtetë”, tha ai në video.
Në fund të vitit 2020, Rihanna dhe Rocky ishin parë së bashku në shumë raste, madje duke bërë një pushim së bashku në Barbados.
Teksa ishin me pushime, të dy janë fotografuar duke u puthur në një varkë, duke konfirmuar lidhjen e tyre.
Në një intervistë të vitit 2021 me GQ, Rocky iu referua Rihannës si “zonja ime” dhe “dashuria e jetës sime”.
Në shtator të vitit 2021, çifti bëri debutimin e tyre në tapetin e kuq në Met Gala.
Me kë tjetër ka dalë Rihanna?
Rihanna është takuar me shumë meshkuj të profilit të lartë gjatë gjithë viteve.
Nga viti 2007 deri në vitin 2009, Rihanna ishte në lidhje me Chris Brown. Të dy u ndanë pas një incidenti ku Brown dyshohet se e sulmoi fizikisht atë.
Këngëtarja nga Barbadosi vazhdoi të kishte një lidhje të pandërprerë me reperin Drake, ku të dy dukej se përfunduan në një notë të keqe.
Në një intervistë të vitit 2018 me “Vogue”, Rihanna tha për Drake: “Ne nuk kemi një miqësi tani, por nuk jemi as armiq. Kjo është ajo që është”.
Rihanna u takua shkurtimisht me Travis Scott në vitin 2015, por romanca u shua menjëherë pasi filloi.
Ajo ishte në lidhje me biznesmenin saudit, Hassan Jameel, për tre vjet përpara se çifti të ndahej në janar të vitit 2020. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Brenda jetës së yllit të Euro 2024, Khvicha Kvaratskhelia: Jashtë futbollit ai kalon kohë të madhe me gruan e tij bukuroshe që studion mjekësi
Fero dhe Arbenita Ismajli në pushime së bashku?
Njihuni me Simona Leskovskan, ish-finalisten e Miss Sllovakisë – ajo punon me kombëtaren sllovake dhe konsiderohet që do t’iu sjellë fat edhe ndaj Anglisë
Fero dhe Arbenita Ismajli në pushime së bashku?
Meriton Mjekiqi dhe Ilnisa Agolli shijojnë pushimet e para si çift në Turqi
Aulona Musta: Ilir Shaqiri, Luiz Ejlli dhe Egla Ceno mund të jenë pjesë në sezonin e katërt të Big Brother VIP Albania
Melinda Ademi dhe Meriton Mjekiqi publikojnë këngën "Queen"
Diva shqiptare, Adelina Ismaili po i rikthehet muzikës pas shumë viteve
Brenda jetës së yllit të Euro 2024, Khvicha Kvaratskhelia: Jashtë futbollit ai kalon kohë të madhe me gruan e tij bukuroshe që studion mjekësi
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Faza e eliminimit direkt në Euro 2024: Kompletohen çiftet, mësohet orari
Pse nuk u takua me Vuçiqin dhe a kanë vdekur marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit? - krejt çka tha Kurti pas takimit në Bruksel
Grusht shteti në Bolivi? Ushtarët sulmojnë pallatin presidencial, presidenti kërkon që të respektohet demokracia
Mburrej me të pasmet e saj 27-milionëdollarëshe: Besohet se trupi i saj nuk ka asnjë të metë, megjithatë realiteti është ndryshe
Hungaria priti tri ditë për tu eliminuar nga Euro 2024, Kroacia e treta më e dobët
Tifozët belgë filluan ta shanin, De Bruyne u hakmerret menjëherë