LAJMI I FUNDIT:

Rihanna nderohet me titullin “hero i kombit” në Barbados

Rihanna nderohet me titullin “hero i kombit” në Barbados

Rihanna është nderuar me titullin “hero e kombit” në Barbados, në ditën kur ky shtet feston kalimin e tij në një republikë të pavarur.

“Vazhdoni të shkëlqeni si një diamant”, tha kryeministrja e vendit, Mia Mottley, në një ceremoni nderimi për këngëtaren e muzikës pop, ikonën e modës dhe sipërmarrësen, duke iu referuar hitit të saj “Diamonds” të vitit 2012, shkruan The Guardian.


Rihanna është qytetarja më e famshme e Barbadosit dhe në vitin 2018 u emërua ambasadore zyrtare për kulturën dhe rininë. Ajo kurrë nuk e ka zbutur theksin e saj barbadosian dhe muzika e saj, ndërkohë që prek zhanret pop, R&B dhe ‘dance’, ka mbetur e lidhur me trashëgiminë e saj të Karaibeve.

Mottley tha se superylli komandonte “imagjinatën e botës përmes ndjekjes së përsosmërisë me krijimtarinë e saj, disiplinën e saj dhe mbi të gjitha, përkushtimin e saj të jashtëzakonshëm në vendin e lindjes”.

Ajo shtoi: “Në emër të një kombi mirënjohës, por një populli edhe më krenar, ne ju paraqesim të emëruarën për heroin kombëtar të Barbadosit, ambasadoren Robyn Rihanna Fenty”.

Rihanna, 33 vjeçe, ka lindur në Saint Michael dhe është rritur në kryeqytet, Bridgetown. Ajo u bë e famshme pasi producenti amerikan Evan Rogers njohu talentin e saj. Kënga e saj e vitit 2007, “Umbrella” e konfirmoi atë si një nga yjet më të mëdhenj të popit në botë, dhe në vitin 2008 kryeministri i atëhershëm, David Thompson, shpalli një ditë të përvitshme të Rihannës.

Foto: AFP/Toby Melville – Pool/Getty Image

Si dhe duke vazhduar të bëjë muzikë, Rihanna ka shijuar një karrierë shumë të suksesshme biznesi me grupin e saj të kompanive “Fenty”. Në gusht, ‘Forbes’ vlerësoi se ajo kishte vlerë 1.7 miliardë dollarë (1.3 miliardë funte apo 1.5 miliardëeuro), rreth 1.4 miliardë dollarë nga të cilat vijnë nga vlera e kompanisë së saj të kozmetikës, “Fenty Beauty”, një partneritet me gjigantin francez të modës “LVMH”.

Rihanna i bashkohet një grupi të zgjedhur prej 10 barbadosësh të tjerë, përfshirë Garfield Sobers, i konsideruar si një nga lojtarët më të mëdhenj të criketit të të gjitha kohërave dhe i vetmi hero kombëtar tjetër i gjallë. Sobers ishte gjithashtu në ceremoni dhe përqafoi Rihannën. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Oriola Marashi pozon nudo, në fotografitë e fundit në Instagram

Oriola Marashi pozon nudo, në fotografitë e fundit në Instagram

Magazina
Luiz Ejlli dhe Ledri Vula ndezin spekulime për bashkëpunim, artistët shfaqen së bashku në një studio muzikore

Luiz Ejlli dhe Ledri Vula ndezin spekulime për bashkëpunim, artistët shfaqen së bashku në një studio muzikore

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
“Mbylle gojën” – Degradon debati mes Romeos dhe Eglës gjatë spektaklit

“Mbylle gojën” – Degradon debati mes Romeos dhe Eglës gjatë spektaklit

Magazina
Kalo në kategori