LAJMI I FUNDIT:

Hasani: Nëse nuk zbatohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese, shkohet në arbitrazh

Hasani: Nëse nuk zbatohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese, shkohet në arbitrazh

Ish-Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka thënë se vendime që dalin nga ky institucion i drejtësisë supozohet që të jetë të zbatueshme.

“Këtë standard e kanë shumica e gjykatave kushtetuese në Evropë. Edhe ne jemi në atë sistem që supozohet se ka kulturë juridike dhe kushtetuese”, është shprehur Hasani.

Hasani  ka thënë se nëse vendimet e Kushtetueses nuk gjejnë zbatueshmëri atëherë mbetet që çështjet të dërgohen në Gjykatën e Arbitrazhit.


“Marrëveshjet si ajo për Asociacionin e Komunave Serbe janë detyrim ndërkombëtar dhe kushtetues. Nëse nuk zbatohen, mund të bëhet presion dhe mund të shkohet në arbitrazh”, tha Hasani për Klan Kosova.

Shtetet e QUINT-it, Qeverisë: Zbatojeni vendimin e Kushtetueses për tokën e Manastirit të Deçanit
Lexo po ashtu Shtetet e QUINT-it, Qeverisë: Zbatojeni vendimin e Kushtetueses për tokën e Manastirit të Deçanit

“Është normale të përdoret detyrimi i zbatimit ose arbitrazhit”, ka theksuar ai duke diskutuar për kërkesën e vendeve të QUINT-it që të zbatohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Hasani më tej ka komentuar edhe kërkesës e ish-Kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, të bërë për Avokatin e Popullit që t’i drejtohet Kushtetueses, për çfarë ka thënë se Naim Qelaj ka marr vendim arbitrar.

Shefat e misioneve të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës sot kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët, drejtuar Qeverisë së Kosovës në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2016 për çështjen e tokës së Manastirit të Deçanit.

Në këtë deklaratë thuhet se ata janë të shqetësuar në lidhje me mos-zbatimin e këtij vendimi.

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta

Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta

Drejtësi
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

Siguri
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person

Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person

Kronika e Zezë
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova

I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova

Lajme
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
Kalo në kategori