LAJMI I FUNDIT:

Zyrtarisht nuk do të ketë tifozë në “Allianz Arena” për derbin mes Bayernit dhe Barcelonës

Zyrtarisht nuk do të ketë tifozë në “Allianz Arena” për derbin mes Bayernit dhe Barcelonës

Barcelona ka marrë një lajm motivues përpara ndeshjes së saj në Ligën e Kampionëve me Bayern Munichun.

Blaugranët tashmë kanë vëmendjen në udhëtimin e tyre në Mynih, në takimin që zhvillohet pak më shumë se një javë nga tani.


Barça hyn në lojë me me tentimin për të fituar, por edhe duke shikuar edhe nga dueli mes Benficas kundër Dynamo Kyiv në rrethin e fundit të fazës së grupeve.

Në përballjen në shtëpi me Bayernin , Barça u mposht 3-0, dhe ndërsa shumë gjëra kanë ndryshuar që atëherë, duke përfshirë edhe trajnerin kryesor, katalunasit e dinë se kanë një ndeshje të vështirë në duart e tyre për të marrë një rezultat pozitiv në Mynih.

Megjithatë, ata mund të kenë marrë ndihmë të vogël pët këtë derbi.

Mëngjesin e sotëm, u konfirmua nga kryeministri i Bavarisë, Markus Söder, se nuk do të ketë tifozë në stadiume për javët e ardhshme shkaku i variantit të ri të coronavirusit, Omicron.

Kjo do të thotë se nuk do të ketë tifozë të Bayernit – ose në të vërtetë të Barçës – për ndeshjen e Ligës së Kampionëve javën e ardhshme, dhe në teori, kjo duhet t’i bëjë gjërat të paktën pak më të lehta për lojtarët e Xavi Hernandez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori