LAJMI I FUNDIT:

Donnarumma shpallet portieri më i mirë, fiton Trofeun Yashin

Donnarumma shpallet portieri më i mirë, fiton Trofeun Yashin
(Foto: Twitter/Ballon d'Or)

Portieri italian, Gianluigi Donnarumma, e ka fituar çmimin për portierin më të mirë në ceremoninë e Topit të Artë që njihet si Trofeu Yashin ( emëruar sipas portierit legjendar, Lev Yashin).

Ai pati një sezon të mrekullueshëm me Milanin duke i rikthyer Rossonerët në Ligën e Kampionëve dhe më pas u transferua te Paris Saint-Germaini.

Mirëpo, kulmi i suksesit të tij erdhi me Italinë, pasi me përfaqësuesen e tij e fitoi Kampionatin Evropian, ‘Euro 2020’.


Natyrisht që rrugëtimi i tij do të vazhdojë tutje me PSG-në, ku ka konkurrencë të madhe për të qenë portieri kryesor.

Ceremonia e Topit të Artë 2021 - e gjithë ajo që ndodhi
Lexo po ashtu Ceremonia e Topit të Artë 2021 - e gjithë ajo që ndodhi

Megjithatë, ai është vetëm 22 vjeçar dhe e ka të ardhmen përpara, ndërsa çmimet e shumta janë në pritje për të. /Telegrafi/