LAJMI I FUNDIT:

Edhe një takim Gashi Zaev për të rritur shumicën kuvendare

Edhe një takim Gashi Zaev për të rritur shumicën kuvendare

Sot do të mbahet edhe një takim në mes Afrim Gashit të Alternativës dhe Zoran Zaevit si kryeministër i vendit, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ky është takimi i dytë pasi gjatë javës së kaluar patën takim koordinues mbi parimet dhe kushtet e inkuadrimit të Alternativës në Qeverinë, pas ndryshimeve të fundit ku nga Qeveria u largua Lëvizja Besa e Bilall Kasamit.


Gjatë fundjavës Alternativa i dha dritë të gjelbërt kryetarit Afrim Gashi për të negociuar për futjen në Qeveri dhe plotësim të shumicës kuvendare. /Telegrafi/