Vetëpunësimi, përmes hapjes së një dyqani, njësie shërbimi, apo ofrimit të shërbimeve profesionale është forma më e përhapur se si fitohet jetesa në Shqipëri.
Sipas të dhënave të INSTAT, në fund të vitit 2020, gati 32 për qind e të punësuarve ishin të vetëpunësuar.
Të dhënat e tjera të Eurostat bëjnë të ditur se Shqipëria ka përqindjen më të lartë të vetëpunësimit në Evropë dhe më se dyfish në krahasim me mesataren e Bashkimit Evropian prej 13.3 për qind në fund të 2020-së.
Në vend të dytë në Evropë është Greqia me 28.4 për qind të totalit të punonjësve që janë të vetëpunësuar, e ndjekur nga Italia me 20.1 për qind dhe Turqia me 19.3 për qind.
Nga rajoni, përqindja më e lartë e vetëpunësimit është në Serbi me 19.2 për qind dhe më pas Mali i Zi me 17.2 për qind. Më e ulëta është në Maqedoninë e Veriut me 17.2 për qind, ku të dhënat për Kosovën dhe Bosnjën e Hercegovinën mungojnë.
Të vetëpunësuarit, më shumë me arsim 8/9 vjeçar
Pjesa më e madhe e të vetëpunësuarve në vend janë me arsim të ulët. Sipas INSTAT, gati 41 për qind e të punësuarve më arsim 8/9 vjeçar e fitojnë jetesën përmes vetëpunësimit.
Edhe ata me arsim të mesëm tentojnë që të hapin bizneset e tyre, me vetëpunësimin që zë 34 për qind të kësaj kategorie.
Ndryshe është për personat që kanë arsim të lartë, që duket se e kanë më të lehtë që të gjejnë një punë në biznese që nuk i kanë hapur vetë. Vetëm 12 për qind e të punësuarve me arsim të lartë janë të vetëpunësuar.
Meshkujt janë më të prirur të hapin ndërmarrje me 38 për qind të tyre që janë të vetëpunësuar, kundrejt 25 për qind të femrave.
Sipas grupmoshave, përqindja më e lartë e vetëpunësimit rezulton tek personat që janë mbi 65 vjeç apo 60 për qind dhe më e ulëta për të rinjtë deri në 24 vjeç apo 20 për qind.
Vetëpunësimi në Bashkimin Evropian
Në tremujorin e dytë të vitit 2021, 13 për qind e të punësuarve të moshës 20-64 vjeç në BE ishin të vetëpunësuar. Sipas Eurostatit, të punësuarit e tjerë u klasifikuan kryesisht si të punësuar apo 86 për qind me një përqindje më të vogël apo 1 për qind që punonin si punëtorë familjarë kontribuues.
Në mesin e të vetëpunësuarve, meshkujt ishin më shumë se femrat, 67 për qind kundrejt 33 për qind. Në të kundërt, kishte një ndarje mjaft të barabartë midis burrave dhe grave që kategorizoheshin si punonjës, 52 për qind kundrejt 48 për qind.
Duke shqyrtuar të dhënat sipas grupmoshave, një përqindje më e madhe e personave të moshës 55-64 vjeç ishin të vetëpunësuar apo 17 për qind krahasuar me grupmoshat e tjera: 4 për qind e moshave 15-24 ishin të vetëpunësuar dhe 13 për qind e atyre 25-54 vjeç.
Veç kësaj, vetëpunësimi duket të jetë pak më i zakonshëm në mesin e njerëzve të punësuar që kanë nivel të ulët arsimor apo 16 për qind e njerëzve me nivel të ulët arsimor ishin të vetëpunësuar krahasuar me 12 për qind të njerëzve me nivel të mesëm arsimimi dhe 13 për qind me nivel të lartë arsimor. /Monitor/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSinsay vjen për herë të parë në Kosovë – Dyqani i ri hapet në Central Park!
Rruga Prizren-Tetovë, Aliu: Do të shkurtohet nga tre orë në më pak se një
Ekzekutohen pagat me rritje në sektorin publik
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!
JussQeshja – Kombinim i freskisë dhe gëzimit për fëmijët!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve