Deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Gramos Agusholli, ka folur për dukurinë e fajdeve në Pejë, autostradën Kijevë-Zahaq dhe rezultatin e Vetëvendosjes në komunën e Pejës dhe në tërë Kosovën, në zgjedhjet e 17 Tetorit dhe balotazhin e 14 Nëntorit.
Këto deklarata Gramos Agusholli i ka bërë në ‘RADIO 1’.
“Ju e dini e edhe opinioni i gjerë, dukurinë e fajdeve, unë e kam ngritur si temë në Kuvendin e Kosovës. Ajo që më shtyri të flas ishin rastet e fundit në qytetin tonë në Pejë, ku dy të rinj për shkak se ishin viktimë e këtij fenomeni përfunduan me fatalitet. Në këtë vend unë i rris fëmijët e mi, Elsën dhe Diellin, dhe sikurse secili prind tjetër dua që të kemi një ambient të sigurt për fëmijët dhe të rinjtë tonë. E ndiej obligim moral dhe qytetar që në kapacitetet e mia si përfaqësues i popullit t’i them më zë të lartë këto dukuri shkatërruese për shoqërinë. Unë kam besim se me sensibilizimin tim për këto raste do të ketë veprim nga organet përgjegjëse. Mos harroni nuk do të ndalem me këtë temë duke qenë i bindur se veprimet e shtetit nuk do të mungojnë. Do ta vëmë shtetin në lëvizje”, tha Agusholli.
Duke folur për rezultatin e subjektit të tij në zgjedhjet komunale në Pejë por edhe në tërë Kosovën, Agusholli thotë se përballë këtij rezultati po bëhen analizat për ta gjetur saktë se ku ka qenë defekti, mirëpo sipas tij, faktor ka qenë edhe koha e shkurtër për tu hapur për persona me potencial politik e profesional.
“Mendoj se koncentrimi i plotë në Qeveri, për shkak të problemeve të panumërta më të cilat përballet vendi, ka qenë njëri nga shkaqet për këtë rezultat, për të vazhduar më pas me besimin se fryma e 14 shkurtit dhe rezultati historik i Lëvizjes, do të përsëritet. Në anën tjetër koha e shkurtë, për tu hapur për persona me potencial politik e profesional mund të jetë një arsye tjetër. Fatmirësisht, është se ka një reflektim përballë këtij rezultati, dhe po bëhen analizat për ta gjetur saktë se ku ka qenë defekti, në mënyrë që të përmirësohet në të ardhmen. Kjo është një betejë e humbur, po assesi një luftë e humbur. Këto zgjedhje kanë nxjerrë në pah yje të rinj të politikës, sikurse është rasti i Alban Hysenit në Gjilan, i cili mposhti një veteran të politikës, si Lufti Haziri”, ka theksuar Agusholli.
Tutje ai bëri me dije se pjesa e autostradës Kievë – Zahaq, nuk ka dalë jashtë prioriteteve të Qeverisë Kurti, dhe se sipas tij, këtë e ka sqaruar edhe ministri i dikasterit, Liburn Aliu.
“Unë si shumë bashkëqytetarë jam prej atyre që thuaja në baza ditore e bëjë këtë relacion, andaj edhe e di peshën e rëndësinë e saj. Ministri Liburn Aliu ka thënë se ky segment rrugor është në buxhet për vitin tjetër. Sipas tij, është ndalë shpronësimi, i cili do të kthehet në rivlerësim”, ka shtuar ai.
Agusholli ka vënë në pah edhe punën e Qeverisë së Kosovës në këto nëntë muaj, që sipas tij tregon se kemi të bëjmë për një qeveri që e ka eliminuar korrupsionin, dhe ka ndërmarrë një seri vendimesh të cilat nuk janë parë në të kaluarën, pavarësisht se u ballafaqua me sfida të mëdha si pandemia Covid-19, respektivisht sigurimi i vaksinave dhe rënia e madhe ekonomike.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë tjetër fitore për Kosovën në Washington
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?