LAJMI I FUNDIT:

Varrosen dy nxënësit e vrarë të premten në Deçan, qindra qytetarë ua dhanë lamtumirën e fundit

Varrosen dy nxënësit e vrarë të premten në Deçan, qindra qytetarë ua dhanë lamtumirën e fundit

U është dhënë lamtumira e fundit dy nxënësve, Genta Mustafaj dhe Ledion Hamzaj, të cilët mbeten të vrarë pas sulmit me armë në një autobus para dy ditësh në Gllogjan të Deçanit.

Në varrimin e tyre mori pjesë edhe kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, i cili bëri thirrje që të forcohet siguria dhe rendi në Kosovë.

“Mesazhi ne duhet të vazhdojmë përpara, dhe ta forcojmë këtë shtet më shumë sidomos rendin dhe sigurinë që të mos kemi më përballje të tilla. Faleminderit të gjithë juve dhe ngushëllime”, tha ai.


Në ceremoninë e varrimit të tyre e kujtuan edhe shoqëria me fjalë shumë prekëse për ta.

I jepet lamtumira e fundit shoferit të autobusit që mbeti i vrarë nga sulmi me armë në Gllogjan të Deçanit
Lexo po ashtu I jepet lamtumira e fundit shoferit të autobusit që mbeti i vrarë nga sulmi me armë në Gllogjan të Deçanit

“Ledion dhe Genta jam unë shoqja juaj qëndroj këtu para jush me shpirt dhe me zemër të copëtuar. Kur u ndam pse nuk më treguat që nuk do të shihemi më kurrë do të i’u shtrëngoja më fort dhe nuk do të ju lejoja të shkonit kurrë. A e thirre mamin që ta kesh darken gati kur të shkosh në shtëpi siç bëje çdo natë. O zot çfarë arsyesh ka kjo vdekje. O zot pse na ndave ne ”, ishin vetëm disa prej fjalëve prej fjalimit të shoqes së Ledionit dhe Gentës në ceremoninë e varrimit të tyre.

Përveç numrit të qindra qytetarëve që ishin mbledhur, prezent në ceremoninë e varrimit ishte kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ndryshe Qeveria e Kosovës  sot ka ofruar shpërblim prej 20 mijë euro për ata të cilët japin informacione të cilat do të mundësojnë arrestimin e autorit të kësaj vrasjes. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Drejtësi
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Lajme
KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

Lajme
Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

Drejtësi
Kalo në kategori