LAJMI I FUNDIT:

Arratisja e tajvanezit që nuk shkoi si duhet, arriti të largohet me aeroplan nga vendi – me të zbritur në Kinë e priste protokolli anti-COVID

Arratisja e tajvanezit që nuk shkoi si duhet, arriti të largohet me aeroplan nga vendi – me të zbritur në Kinë e priste protokolli anti-COVID

I dyshuari për vrasje që ishte arratisur në Kinë nga Tajvani, tani është ngujuar në karantinë në një hotel kjo për shkak të protokollit të COVID-19, kështu duke u bë lehtë i qasshëm për autoritetet e sigurisë.

I dyshuari, i identifikuar vetëm me emrin Huang, në fillim të kësaj jave kishte vrarë një burrë 45-vjeç në qytetin New Taipei, bënë të ditur agjencia tajvaneze e lajmeve CNA, transmeton Telegrafi.

Huang që i ka 30 vjet, ishte arratisur nga vendi i ngjarjes me një veturë ngjyrë hiri, që u braktis në një parking të qendrës tregtare.


E pasi që dy herë kishte përdorur metoda të ngjashme për t’u arratisur dhe arritur deri në aeroportin ndërkombëtar Taoguan, me shpresën se do të shlyej gjurmët duke u futur në aeroplan për t’u larguar. Por, arratisja e tij nuk shkoi sipas planit.

Çdo person që futet në Kinë duhet t’i nënshtrohet karantinimit 14 ditor në hotel, vendim ky i marr nga qeveria kineze. Të gjithë pasagjerët që aterojnë nëpër aeroportet kineze, dërgohen direkt nëpër hotele.

Tani besohet se Huang është në karantinë në një hotel në qytetin Siamen. Rrëfimi për tentimin e dështuar për t’ju shmangur drejtësisë, është bërë viral në Kinë dhe është lidhur me dy hashtagë në Weibo, Twitterin kinez – duke marrë mbi 300 milionë shikime.

“(Ai) mund të shmang arrestimin nga policia tajvaneze, por nuk mund t’i shmanget kontrolleve dhe masave preventive”, thuhet në një prej komenteve të shumta në Weibo, shkruan CNN.

Byroja tajvaneze që ndjek penalisht personat e kërkuar për krime të ndryshme, ka bërë të ditur për CNN se agjentët tajvanezë kanë kërkuar ndihmën nga kolegët e tyre kinezë që ta kthejnë Huangun në vendlindjen e tij.

Ministria kineze për Sigurisë Publike, ka pranuar kërkesën për ekstradim nga Byroja tajvaneze, pavarësisht që nuk dihet nëse ka pasur përparim sa i përket kësaj çështje. /Telegrafi/