LAJMI I FUNDIT:

Erling Haaland thyen një rekord të madh në Bundesliga

Erling Haaland thyen një rekord të madh në Bundesliga

Erling Haaland nuk humbi kohë për të rifilluar aty ku e la Borussia Dortmundin, pasi ai gjeti rrjetën në paraqitjen e tij të parë pas një periudhe jashtë fushe shkaku i lëndimit, dhe me këtë gol theu një rekord të Bundesligës.

Norvegjezi doli në fushë të shtunën pasdite si zëvendësues i vonshëm kundër Wolfsburgut në ndeshjen e javës së 13-të.


Atij iu deshën më pak se 10 minuta për të lënë shenjën e tij, ndërsa mysafirët arritën në një fitore të madhe 3-1.

Borussia Dortmund fiton ndaj Wolfsburg dhe merr pozitën e parë, Haaland kthehet nga lëndimi me gol
Lexo po ashtu Borussia Dortmund fiton ndaj Wolfsburg dhe merr pozitën e parë, Haaland kthehet nga lëndimi me gol

Kthimi i Haaland si zëvendësues në këtë ndeshje ishte një nxitje e madhe për Dortmundin, i cili luftoi pa prekjen e tij të jashtëzakonshme të shënimit të golave.

Ai pritej të humbiste pjesën tjetër të dhjetorit për shkak të një dëmtimi në ijë, por ishte mjaftueshëm i aftë për t’u rikthyer në afat rekord.

Sulmuesi u fut në lojë në minutën e 72-të në vend të Donyell Malen, me Dortmundin 2-1 në avantazh falë golave ​​të sulmuesit holandez dhe Emre Can.

Pas këtyre dy golave, në skenë doli pikërisht norvegjezi, i cili në minutën e 81-të arriti ta gjej golin për rezultatin përfundimtar 3-1, duke shënuar rikthimin perfekt.

Numri i tij i golave në Bundesliga këtë sezon tani është 10 në vetëm shtatë ndeshje, me vetëm Robert Lewandowskin që ka më shumë gola deri më tani këtë sezon.

Ky ishte gjithashtu goli i tij i 50-të në po aq paraqitje në Bundesliga – rekord i madh, pasi asnjë lojtar në histori të kampionatit gjerman nuk e ka arritur këtë shifër të golave  më shpejt se 21-vjeçari norvegjez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Inteligjenca Artificiale parashikon çdo fitues të Topit të Artë deri në vitin 2038

Inteligjenca Artificiale parashikon çdo fitues të Topit të Artë deri në vitin 2038

Ndërkombëtare
Hummels shpërthen keq ndaj trajnerit të Dortmundit para finales me Real Madridin

Hummels shpërthen keq ndaj trajnerit të Dortmundit para finales me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Kyle Walker shpjegon pse futbollistët mbulojnë gojën ndërsa flasin mes vete

Kyle Walker shpjegon pse futbollistët mbulojnë gojën ndërsa flasin mes vete

Premier League
Girona kërkon të përforcohet për Ligën e Kampionëve, kërkon lojtarin e larguar nga Liverpool

Girona kërkon të përforcohet për Ligën e Kampionëve, kërkon lojtarin e larguar nga Liverpool

La Liga
Hansi Flick 'i beson' yllit 21-vjeçar të Barcelonës më shumë se Gavit

Hansi Flick 'i beson' yllit 21-vjeçar të Barcelonës më shumë se Gavit

La Liga
Flick e ndalon Barcelonën të shesë një lojtar pavarësisht ofertës 50 milionëshe

Flick e ndalon Barcelonën të shesë një lojtar pavarësisht ofertës 50 milionëshe

La Liga
Kalo në kategori