Kundërshtarët e idesë së FIFA-s për mbajtjen e Botërorit çdo dy vjet duket se kanë frikë se do të rrëzohen nga maja e futbollit botëror, tha të premten presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.
Fjalimi i Infantinos para drejtuesve e futbollit afrikanë ishte një kritikë e qartë ndaj Evropës dhe Amerikës së Jugut, që kanë dominuar çdo Kampionat Botëror dhe po kërcënojnë me bojkot të turneve dyvjeçarë.
“Ata që janë kundër janë ata që gjenden në krye”, u tha Infantino zyrtarëve të Konfederatës së Futbollit të Afrikës në takimin e mbajtur në Kajro. “Ndodh në çdo sektor të jetës, kur ka reforma dhe ndryshime. Ata që janë në krye nuk duan që asgjë të ndryshojë. Ata kanë frikë, ndoshta, se nëse diçka ndryshon pozicioni i tyre drejtues është në rrezik”.
Evropa dhe Amerika e Jugut kanë siguruar që ekipe të tyre të luajnë në të gjithë 21 Botërorët, që nga i pari i mbajtur në vitin 1930. Të paktën 18 nga 32 përfaqësueset në turneun e vitit të ardhshëm që do të mbahet në Katar janë nga Evropa e Amerika e Jugut.
“Ne e kuptojmë këtë, i përgëzojmë dhe i duartrokasim që kanë qenë kaq të suksesshëm në arritjen e majës së futbollit botëror”, tha Infantino. “Kjo është fantastike dhe ata janë shembull për të gjithë. Por në të njëjtën kohë ne nuk mund ta mbyllim derën për të tjerët”.
Asnjë ekip afrikan nuk ka arritur në gjysmëfinale të Kupës së Botës për meshkuj dhe kontinenti ka vetëm pesë nga 32 përfaqësueset pjesëmarrëse. Ky numër do të rritet të paktën në nëntë, kur Botërori me 48 skuadra do të bëjë debutimin në vitin 2026.
Infantino ka nxitur idenë e mbajtjes së Botërorit çdo dy vjet për të ndihmuar rajonet e tjera të zhvillohen dhe të zvogëlojnë hendekun – duke u dhënë vendeve më shumë shanse për t’u kualifikuar dhe lojtarëve më shumë mundësi për të luajtur në skenën më të madhe. Një Kupë Botërore shtesë për meshkuj në një cikël katërvjeçar ka të ngjarë të shtojë rreth tre miliardë dollarë në të ardhurat e FIFA-s dhe të rrisë fondet për 211 federatat e saj anëtare dhe gjashtë organet kontinentale.
“Është përgjegjësia jonë të mbajmë ëndrrën gjallë, për t’u dhënë mundësi të gjithëve”, insistoi Infantino.
Megjithatë, reagimi i ashpër nga të gjitha nivelet e futbollit evropian që kur FIFA detajoi zyrtarisht planin e saj dyvjeçar në muajin shtator, bëri që Infantino të thoshte muajin e kaluar se çdo ndryshim duhet të arrihet me konsensus pa dëmtuar lojën. Zyrtarët e futbollit evropian dhe të Amerikës së Jugut shohin kërcënime për statusin e garave të tyre kontinentale dhe vendase, si dhe një ngarkesë të shtuar të punës për lojtarët. Infantino la të kuptohet përsëri të premten se një turne i modifikuar mund të jetë një zgjidhje për të marrë mbështetje më të gjerë.
“A do të jetë Kampionat Botëror apo ndonjë turne tjetër, mbetet të shihet. Ne duhet t’i studiojmë të gjitha mundësitë dhe pastaj të marrim vendimin përfundimtar”, shtoi Infantino.
Turnetë vjetorë për të rinj me 48 ekipe, në vend të Kupave Botërore dyvjeçare për meshkuj dhe femra në nivelet U20 dhe U17, janë gjithashtu pjesë e planit të FIFA-s për të zhvilluar futbollin. Kjo u detajua në Kajro nga Arsene Wenger, ish-trajneri i Arsenalit, i cili është drejtor i FIFA-s për zhvillimin global të futbollit.
Infantino ceku humbjen e një brezi lojtarësh të rinj, viti i lindjes i të cilëve bie në kohën e gabuar në ciklin aktual të turneve. FIFA ka organizuar një samit “online” të 211 anëtarëve të saj më 20 dhjetor për të diskutuar një strategji për turnetë e ardhshëm.
Asnjë votim për Kupat e Botës dyvjeçare nuk pritet në atë kohë mes kundërshtimit aktual, i cili përfshin një shfaqje uniteti nga UEFA dhe konfederata e futbollit të Amerikës së Jugut, CONMEBOL. Ato kanë krijuar një zyrë të përbashkët në Londër që hapet muajin tjetër. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëCana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C
Si në ditët e tij më të mira – Shaqiri vazhdon me gola në Zvicër, kësaj radhe i shënon Servettes
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfidën ndaj Rennesit
Guardiola ka vendosur cilin lojtar duhet ta transferojë Man City pas humbjes turpëruese ndaj Tottenhamit
Trajneri kosovar goditet me trofe në fytyrë nga gjyqtari malazez, u desh ndërhyrja e sigurimit për të mos eskaluar situata
Florentino Perez shpërthen pasi Vini Jr nuk e fitoi Topin e Artë, e përmend edhe Shqipërinë për votat
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj