LAJMI I FUNDIT:

Të paktën 15 përfaqësuese evropiane kërcënojnë FIFA-n me largim shkaku i planeve për Kupën e Botës

Të paktën 15 përfaqësuese evropiane kërcënojnë FIFA-n me largim shkaku i planeve për Kupën e Botës

Deri në 15 përfaqësuese evropiane po kërcënojnë të heqin dorë nga FIFA pasi projekti për një Kupë Bote çdo dy vite nuk është e pranueshme.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino po kërkon të kalojë sot në fazën përfundimtare të propozimit të tyre.


Kreu i shtëpisë së futbollit botëror ka vendosur që plani, i artikuluar nga Arsene Wenger, do të jetë pika e vetme kryesore në agjendën e një takimi virtual të Këshillit të FIFA-s, përpara se një datë e mundshme dhjetori të vendoset për një vendim nga të 211 vendet anëtare.

“Ryshfet? Për të organizuar Kupën e Botës, gjithçka është e mundur” - akuza e rëndë për 'Katar 2022'
Lexo po ashtu “Ryshfet? Për të organizuar Kupën e Botës, gjithçka është e mundur” - akuza e rëndë për 'Katar 2022'

Por, në një përçarje të paparë, më shumë se gjysma e përfaqësueseve evropiane kanë ngritur mundësinë e largimit nga FIFA.

Kërcënimi synon të bëjë që Infantino dhe FIFA të mendojnë përsëri për këtë projekt, që do të thotë se do të ketë garë çdo verë nga viti 2026.

Projekti i Wengerit gjithashtu përfshin një pushim të vetëm ndërkombëtar për lojërat kualifikuese çdo tetor.

FIFA do të revolucionarizojë pozicionet jashtë loje, ato do të jenë automatike duke filluar nga "Katar 2022"
Lexo po ashtu FIFA do të revolucionarizojë pozicionet jashtë loje, ato do të jenë automatike duke filluar nga "Katar 2022"

Por, kundërshtimi më i fortë ka ardhur nga Evropa, e orkestruar nga kreu i UEFA-s, Aleksander Ceferin, i cili tashmë ka folur në favor të bojkotit të ngjarjes nëse FIFA e shtyn atë.

Besohet se rebelët e mundshëm të kësaj ideje vijnë  nga blloku ‘nordik’ si, Danimarka, Finlanda, Islanda, Norvegjia, Suedia dhe Ishujt Faroe.

Por, kërcënimi është një përshkallëzim i madh në luftën e fjalëve dhe e vë persionin mbi Infantinon përpara takimit të sotëm. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Premier League
Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Premier League
Kalo në kategori