LAJMI I FUNDIT:

Basha: Dhimbje dhe trishtim për ngjarjen e sotme në Deçan

Basha: Dhimbje dhe trishtim për ngjarjen e sotme në Deçan
Foto: Arkiv

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka reaguar për vrasjen në Gllogjan të Deçanit ku të vdekur mbetën tre persona, dy prej tyre nxënës.

Basha ka shkruar “Dhimbje dhe trishtim për ngjarjen e sotme në Deçan”.


Derisa u ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave, ai është shprehur i sigurt se autoritet do të bëjnë gjithçka për zbardhjen dhe vënien para drejtësisë të autorëve të këtij krim makabër.

“Dhimbje dhe trishtim për ngjarjen e sotme në Deçan. Ngushëllimet më të ndjera familjeve të viktimave. Shërim të shpejtë nxënësit që po merr ndihmën mjekësore. Jam i sigurt se autoritetet do bëjnë gjithçka për zbardhjen dhe vënien para drejtësisë të autorëve të këtij krimi makabër”, ka shkruar Basha.

Ndryshe, tre persona kanë humbur jetën nga të shtënat me armë zjarri në një autobus në Gllogjan të Deçanit i cili po barte nxënës.

Ngjarjen tragjike e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

“Tre persona kanë humbur jetën si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri”, tha Nikçi për Telegrafin.

në vendin e ngjarjes, ku ka ndodhur vrasja e trefishtë nga një sulm i armatosur në autobusin në Gllogjan të Deçanit, kanë dalë Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Kryeprokurori i Prokurorisë në Pejës bashkë me zëvendësprokurorin e kësaj prokurorie, për të hetuar rrethanat e kësaj ngjarje tragjike. /Telegrafi/